Agjencia Zhurnal.mk.

Qelizat diellore të silicit të prodhuara nga Kina thyejnë rekordin botëror të efektshmërisë

Qeliza silici në Rikaze të Rajonit Autonom të Tibetit në jugperëndim të Kinës(Foto:VCG)

 

Qelizat e silicit të prodhuara nga Kina kanë vendosur një rekord të ri botëror për efektshmëri për herë të parë në historinë e sektorit fotovoltaik.

Rekordi është vendosur pesë vjet pasi një kompani japoneze vendosi standardin për efektshmërinë për një qelizë të vetme të silicit kristalor në 26.7 % në vitin 2017.

Me një efektshmëri 26.81 për qind, qelizat e silicit të prodhuara nga firma fotovoltaike kineze “LONGi” janë aktualisht më të efektshmet e llojit të tyre.

Foto:Një fermë e prodhimit të elektrikut me energji diellore në Hami të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, Kinë Veriperëndimore(Foto:VCG)

Foto:Një fermë e prodhimit të elektrikut me energji diellore në Rajonin Autonom të Tibetit, Kinë Jugperëndimore(Foto:VCG)

Përmirësimi në efektshmëri do të thotë se një pjesë e caktuar e baterisë që përthith të njëjtën sasi drite mund të prodhojë më shumë elektricitet se më parë.

Kjo arritje tregon forcën e zhvillimit të Kinës në prodhimin e qelizave diellore të silicit, duke shtuar gjithashtu besimin dhe vendosmërinë për të dalë në pararojë në botë në më fusha të shkencës e teknologjisë, tha Zhang Juzhuo, nënkryetar i Shoqatës për Shkencën dhe Teknologjinë të Kinës.

“Efikasiteti i qelizave diellore është pishtari i inovacionit të teknologjisë fotovoltaike,” tha Li Zhenguo, themelues dhe president i “LONGi”, duke shtuar se qelizat diellore të silicit kristalor përbëjnë sot pothuajse 95 për qind të tregut fotovoltaik.

Është vlerësuar se, në bazë të efektshmërisë 20 për qind të shndërrimit, çdo rritje prej 1 përqind mund të kursejë më shumë se 5 për qind të kostos në stacionet elektrike, u shpreh ai.(Artan)

Related posts

Mbretëresha Elizabeth II shfaqet për herë të parë që nga Marsi

Xh M

Kjo është oferta e supozuar e Putinit për Zelenskyn

D V

Zelensky: Eliminimi i mbrojtësve të Mariupolit do t’i japë fund bisedimeve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More