Tetovë, 23 shtator – Të premten gjatë orëve të mbrëmjes ka vazhduar të digjet pylli me pisha në malin Suva Gora, zjarri për të cilin nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) kanë njoftuar se është shuar gjatë ditës nga ora 11 deri në 17:00. Banorët e Miletinës janë më afër këtij zjarri dhe për këtë arsye po mundohen ta shuajnë vetë zjarrin.
“Që pasdite vonë dhe tani ne kemi shkuar në pyll gjatë gjithë kohës dhe jemi përpjekur ta shuajmë vetë zjarrin. Autoritetet duhet të bëjnë diçka, po përhapet edhe më shumë, paralajmëruan banorët e Miletinës.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave informuan se mëngjesin e sotëm zjarri është ende aktiv duke djegur një pyll me pisha dhe bimësi të ulët.
“Era e ka ndezur në disa vende brenda zonës së djegur, por edhe në buzë të zonës së djegur ka marrë një sipërfaqe të re. Ata që janë në detyrë monitorojnë situatën, por gjatë natës nuk është e mundur gjithmonë të ndërhyhet, informojnë nga QMK-ja.
Ditën e djeshme Qendra për Menaxhimin e Krizave informoi se në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë përveç zjarrfikësve edhe tre aeroplanë zjarrfikës “Er-traktor” të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe një helikopter i MPB-së, si dhe punonjës të Pyjeve Kombëtare.