Agjencia Zhurnal.mk.

Qarkullimi po zhvillohet rrjedhshëm, nuk ka pritje më të gjata në vendkalimet kufitare

Shkup, 8 qershor –  Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata.   Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Duke filluar nga data 08.04.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është i hapur për qarkullim për automjete me ngarkesë të lejuar deri në 3.5 tonë. 

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M