Agjencia Zhurnal.mk.

Qarkullimi i variantit Delta, rritje rastesh me Covid-19 në çdo rajon të Anglisë

Numri i rasteve me koronavirus është rritur në çdo rajon të Anglisë. Sipas shifrave të reja, rritja më e lartë është regjistruar në Perëndim.

Raporti i fundit i mbikëqyrjes javore nga Shëndeti Publik Angli (PHE), botuar të enjten, tregon se normat në Anglinë veri-perëndimore u rritën në 149,6 raste për 100,000 banorë në shtatë ditët deri në 6 qershor.

Këto janë shifrat më e larta për rajonin që nga java që përfundon me 21 shkurt dhe po ashtu më të lartat për çdo rajon në Angli.

Shifrat e fundit publikohen në një kohë kur Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha para deputetëve se varianti Delta i identifikuar për herë të parë në Indi tashmë përbën 91% të rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe.

Related posts

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M

Rusia po prodhon armë të reja bërthamore, Putin: Do ruajmë ekuilibrat botërorë

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!