Agjencia Zhurnal.mk.

Qaqi prezantohet tek skuadra shqiptare dhe tregon arsyet pse u largua nga Drenica

Skuadra e Teutës vazhdon merkaton e futbollistëve. Prioritet kanë të rindërtojnë nga e para repartin e mbrojtjes pas largimit të Adolf Selmanit në këtë dritare janari. Klubi durrsak ka menduar për të “rinuar” këtë repart duke afruar një futbollist të perspektivës dhe një emër të njohur për klubet e Superiores.

Teuta ka nënshkruar me Harallamb Qaqin, futbollistin i cili në sezonin e fundit luajti me Drenicën në Kosovë, por më parë është aktivizuar edhe me Laçin, Skënderbeun, Kukësin. Mbrojtësi vjen për të dhënë maksimumin dhe natyrisht të ruajë prapavijën. Pas zyrtarizimit, ishte vetë lojtari për “Panorama Sport”, që u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Qaqi është i bindur se aktivizimi te skuadra e Teutës do t’i shërbejë për të treguar sërish vlerat e tij në Superiore.

Harallamb, cila ishte arsyeja e largimit nga Drenica?

Arsyeja kryesore ishin disa probleme financiare që kishte klubi këta muajt e fundit dhe sigurisht që qëllimet e mia janë që të shkoj në një kampionat më të fortë dhe në një ekip më të fortë, siç është Teuta, dhe kampionati shqiptar.

Pas një sezoni të mirë me Drenicën, tani që jeni pjesë e Teutës si ndiheni?

Sigurisht që kam kaluar mirë edhe në kampionatin e Kosovës, por për momentin jam shumë i lumtur që jam pjesë e Teutës, pasi siç dihet, është ekipi kampion në fuqi dhe është një privilegj për mua që të vesh këtë fanellë.

Kush ju bindi të vini te Teuta?

Më bindën objektivat që ka ekipi, por gjithashtu edhe presidenti i ekipit së bashku me stafin drejtues. Mund të them që këto janë ndër arsyet kryesore që unë kam zgjedhur të luaj për skuadrën e Teutës.

Si e vlerësoni zgjedhjen për të luajtur me Teutën?

Është një zgjedhje shumë e mirë, një hap përpara dhe që i bën mirë karrierës sime. Shpresoj të luaj sa më shumë dhe të paraqitem mirë në fushë. Më bind gjithashtu se ekipi i Teutës ka qenë dhe është promotori i të rinjve në kampionatin shqiptar të futbollit. Shpresoj që me paraqitjet e mia të arrij të bind të gjithë ata që besuan tek unë.

Mendoni se do të përshtateni shpejt duke parë dhe ambientin?

Absolutisht që po. Kam gjetur një ambient fantastik. Më kanë pritur shumë mirë dhe që në momentin kur ramë dakord për gjithçka që të kaloja te Teuta, u ndjeva shumë mirë dhe shumë i vlerësuar. Më kanë pritur me shumë gëzim të gjithë. Ndihem shumë i vlerësuar nga drejtuesit dhe nga të gjithë pjesëtarët e klubit të Teutës.

Keni pasur oferta të tjera këtë periudhë?

Po, mund të them që kam pasur disa oferta brenda Shqipërisë, por edhe disa oferta nga jashtë vendit, por mendoj dhe besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë.

Çfarë synimesh keni tani që jeni pjesë e Teutës?

Sigurisht që synimet e mia janë që të arrij objektivat e ekipit, por edhe ata personalë. Ka shumë ndeshje ende dhe do të luftojmë fort e në fund, pse jo, një transferim jashtë vendit.

Related posts

KSL në takim me deputetë të VMRO-DPMNE-së, kërkon një miliard denarë si mbështetje për sektorin publik

Xh M

Nuhiu: Tri pikët e fitores janë njësoj, nuk guxojmë të gabojmë

Redaksia

Qeveria nuk kujdeset për punonjësit e saj

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More