Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

nga Redaksia

Nasser Al-Khelaifi e ka përjetuar me intensitet ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Borussia Dortmundit në Parc des Princes të martën mbrëma.

Presidenti i skuadrës parisiene ka parë se si kalonin minutat dhe skuadra e tij jo vetëm që nuk arriti të barazonte rezultatin, por ishte rivali që rriti avantazhin e arritur në ndeshjen e parë.

Me fishkëllimën e fundit, zhgënjimi pushtoi liderin e PSG- së si dhe mbi 46 mijë tifozët francezë që ndoqën drejtpërdrejt ndeshjen.

Tashmë në zonën mikse, Al-Khelaifi foli për mediat dhe aty trishtimi i tij u kthye në zemërim kur u pyet për të ardhmen e Luis Enrique.

“Por, çfarë pyetje është kjo. Ju nuk kuptoni futboll apo çfarë”, ka thënë presidenti i PSG-së, i cili më pas foli për eliminimin e skuadrës së tij.

“Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin. Jemi të trishtuar, meritonim më shumë. Goditëm shtyllat katër herë, dy herë javën e kaluar… Topi nuk donte të hynte. Lojtarët dhe trajneri i thanë: “Urime Dortmundit”. Ne merituam më shumë. Është një lojë e vështirë”.

Al-Khelaifi në pranoi se ata ndjeheshin si favorit. “Ne menduam se po shkonim në finale dhe jemi të zhgënjyer për veten dhe për tifozët.”

“Jam krenar për ekipin tim, më i riu në Evropë. Ne kemi arritur në gjysmëfinale tre herë në pesë vjet. Ky nuk është qëllimi ynë, është ende finalja. Kjo është futboll, duhet ta pranosh dhe ndonjëherë nuk është e drejtë”, përfundoi Al-Khelaifi. 


TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More