Nënsekretari amerikan në Ministrinë e Mbrojtjes dhe përfaqësues zyrtar i Pentagonit, Kolin Kal, sot deklaroi se presidenti rus Vladimir Putini me siguri ende dëshiron të pushtojë “më shumë, nëse jo edhe të gjithë Ukrainën, por duhet t’i reduktojë qëllimet e tij taktike në luftë”.
“Mendoj se ai ka një plan për të pushtuar pjesën më të madhe të Ukrainës, nëse jo të gjithë vendin. Nuk besoj se ai mund t’i arrijë ato objektiva”, tha Kal, i transmetuar nga mediat britanike.
Pentagoni zyrtar kumtoi se forcat ruse mund të fitojnë avantazh taktik “këtu-atje”, por asgjë më shumë.
“Ukrainasit po mbahen. Nuk mendoj se rusët kanë kapacitetin për të arritur qëllime kaq madhështore,” tha Kal.