Agjencia Zhurnal.mk.

Putin shtyn për nesër fjalimin e tij drejtuar kombit

Vendimi i forcave fillo-ruse në Ukrainë për të deklaruar referendumin për bashkimin me Rusinë në rajonet e Khersonit, Luhanskut, Donjetskut dhe në Zaporizhzhia, sipas analistëve është një tentativë e Vladimir Putin për të ndryshuar situatën kritike për ushtrinë e tij në terren, ku forcat e Kievit po shënojnë fitore të njëpasnjëshme, veçanërisht në zonën e Kharkivit.

 

Një vendim i tillë do të shënonte një acarim të mëtejshëm të situatës, me Rusinë që do të kishte justifikimin ndaj popullit të tij për të thirrur angazhimin e plotë të popullsisë në atë që do të shndërrohej në luftë të hapur dhe jo më në një “operacion special”, siç cilësohet ende zyrtarisht nga Moska.

Gjatë pasdites u përhap lajmi që presidenti rus, ndoshta së bashku me ministrin e Mbrojtjes Sergei  Shoigu, do të mbanin një fjalim të drejtuar kombit rus, ku me shumë mundësi do të deklaronin mbështetjen e Kremlinit ndaj referendumeve.

Një kanal shtetëror si Russia Today kishte shpërndarë në Twitter edhe orarin, në 20:00, momenti më i ndjekur i ditës. Por tashmë ai orar ka kaluar, postimi në Twitter i RT është zhdukur, dhe burime të tjera e shtyjnë për ditën e nesërme fjalimin e shumëpritur.

Reagimet ndërkombëtare ndaj lajmit të referendumeve për bashkim kanë qenë të shumta, ashtu si dhe mesazhet që i dënojnë ato. “Nuk do të njohim kurrë përpjekën e Rusisë për të legjitimuar pushtimin e saj ilegal të territoreve të Ukrainës”, ishte mesazhi i presidentes së Këshillit Europian Von der Leyen, e pasur nga kancelari gjerman Sholz dhe presidenti francez Macron, dhe sekretarit të NATO, Stoltenberg.

Related posts

Austriakët protestojnë kundër masave të izolimit

adijanzh

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, dalin detaje të reja, 49 ushtarë kanë humbur jetën

Xh M

OKB synon të mbledhë mbi 600 milionë dollarë për Afganistanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More