Agjencia Zhurnal.mk.

Putin, letër Vuçiqit: Llogaris në bashkëpunim të ngushtë

Në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se llogarit në “vazhdimin e një dialogu konstruktiv me të” dhe në “bashkëpunim të ngushtë për çështje aktuale të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”.

 

Letrën e Putinit, drejtuar Vuçiqit, e dorëzoi ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bochan Kharchenko, në një takim të mbajtur të mërkurën në Presidencën e Serbisë.

“Dialogu midis Rusisë dhe Serbisë korrespondon me interesat themelore të popujve vëllazërorë dhe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin evropian”, shkroi Putin në letër, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Putin po ashtu tha se bisedimet e tij me Vuçiqin në Soçi të Rusisë “konfirmuan plotësisht forcën e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë”.

Vuçiç dhe Putin u takuan në Soçi më 25 nëntor, për të diskutuar për furnizimet me gaz në Serbi, për Kosovën dhe për çështje të tjera dypalëshe.

Në këtë takim u ra dakord për uljen e çmimit të gazit rus për Serbinë dhe për rritjen e importeve.

Vuçiq u takua me Putinin edhe në qershor të vitit 2020, kur ai mori pjesë në një paradë ushtarake në Moskë.

Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me Rusinë, Serbia është në shënjestër të kritikave nga Perëndimi, sepse si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ajo nuk e ka harmonizuar ende politikën e saj të jashtme me atë evropiane.

Related posts

Zhvillim i mëtejshëm i partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit kino- italian

Redaksia

Bashkimi Europian thirrje Kinës të reagojë ndaj aktivitetit kibernetik në territorin e saj

N E

Disa të vrarë në një sulm gjatë një funerali në Irak

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More