Agjencia Zhurnal.mk.

Putin: Edhe sikur ta fundosnim luftanijen britanike nuk do të kishte luftë botërore

Në gjoja intervistat e tij maratonë me qytetarët rus në televizionin shtetëror rus Vladimir Putin sfidoi perëndimorët duke i porositur se nuk do të tolerojnë provokime të tilla si ai luftanijes britanike në ujërat afër Krimesë, e shtoi se edhe nëse do ta fundosnin atë luftanije nuk do të kishte reagim.

“Pas incidentit me luftanijen britanik në Krime nuk u afrua lufta e tretë botërore. Edhe sikur ta fundosnim luftanijen, nuk do të kishte luftë të tretë” tha Putin gjatë programit të Linja e Drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus, program ky që gjoja ju mundëson atyre kontaktin direkt m presidentin për t’i shtruar pyetje.”

Sipas Putin Mbretëria e Bashkuar kishte synim të zbulonte lokacionin e forcave ruse në Krime dhe të vëzhgoj reagimin e tyre.

Sipas tij incidenti me luftanijen britanike afër bregdetit të Krimesë është provokim, ku morën pjesë jo vetëm Britanikët por edhe Amerikanët. Luftanija britanike ishte e mbështetur edhe nga një aeroplan vëzhgues amerikan tha ai në televizion.

Putin tha se ishin në njohuri paraprakisht të synimeve të britanikëve dhe amerikanëve dhe reaguan në mënyrën e duhur.

Related posts

Përplasjet për buxhetin rrezikojnë mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane

Xh M

Zelensky nuk kandidon më në 2024-tën? Deklarata e Zonjës së Parë

Xh M

Siri, fiset arabe sërish filluan aksione kundër organizatës terroriste PKK/YPG në Deir ez-Zor

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!