Agjencia Zhurnal.mk.

Puthja në Kupën e Botës/ Sanchez: Sjellje e papranueshme, pres shpjegime nga presidenti i Federatës

Kombëtarja spanjolle e femrave fitoi Kupën e Botës të dielën, por vëmëndje mori një puthje në buzë. Ishte presidenti i Federatës, Luis Rubiales, që puthi një nga lojtaret, teksa mbahej ceremonia e ndarjes së medaljeve.

Ngjarja u pasua me një sërë polemika, ndërsa presidenti i Federatës kërkoi ndjesë për situatën e krijuar.

Ndërkohë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez komentoi këtë të martë puthjen në buzë të presidentit të Federates me lojtaren. Sanchez e konsideron si të pahijshme dhe të papranueshme të gjithë situatën.

“Lojtaret e ekipit të femrave kanë bërë gjithçka për të fituar, por është e vërtetë që ka pasur disa sjellje të papranueshme që tregojnë se në vendin tonë ka ende një rrugë e gjatë për të bërë për barazi, respekt dhe të drejtat e grave. Nuk mjaftojnë faljet. Rubiales duhet të sqarojë atë që pamë”, shprehet ai. 

Related posts

Pesë gazetarë u qëlluan dhe u plagosën brenda një dite në Meksikë

Xh M

Estonia thotë se është e gatshme ta mbyllë kufirin me Rusinë

Xh M

Mungon në mbledhjen e OKB-së, SHBA i refuzoi vizën ministrit të Jashtëm iranian

Xh M