Agjencia Zhurnal.mk.

Pushteti bojkotoi propozimin e Dimovskit për epror në ASK

Shkup, 20 shtator – Para një periudhe të caktuar, deri te unë si kryetar i komisionit për mbikqyrje të punës të Agjencisë për Siguri Kombëtare, arriti kërkesë nga ana e drejtorit të ASK me çka kërkon pajtueshmëri për emërimin e eprorit për kontroll të brendshëm në korniza të ASK-së, deklaroi kryesuesi i komisionit, Ljupço Prenxhov, transmeton Zhurnal.

 

“Sot thirra seancën e katër të komisionit me qëllim të bisedohet për atë nëse do të ketë ose jo pajtim për emërimin e ndihmë sdrejtorit për kontrolll të brendshëm. Ajo që ndodhi sot është se kolegët deputetë nga pushteti nuk morën pjesë në këëtë seancë, gjegjësisht koelgët nga pushteti nuk morën pjesë as të hapet rendi i ditës për emërimin e zotëriut për të parin e kontrollit të brendshëm, që është gjendje e rrallë në Kuvend. Sot Qeveria nuk bëri shumicë për propozimin e dhënë nga drejtori Viktor Dimovski”, thotë Prenxhov.

Sipas tij, me vendime të tilla nga ana e pushtetit, pëson siguria e sektorit zbulues.

“Gjithçka po flitet në koluaret e Kuvendit, ata që duhet të japin përgjigje janë grupet e deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së, e ne si opozitë kemi vepruar sipas ligjit, në mënyrë shtetërore dhe sipas interesave të qytetarëve të Maqedonisë. Gjithçka tjetër që nuk përputhet me këtë është lakërdi e cila duhet të ndodhë menjëherë sa të përfundojnë grupet e deputetëve deputetë të të cilëve sot nga shumica nuk u paraqitën sot të mbështesin kandidatin të cilin ata vet e propozuan”, tha Prenxhov./Zhurnal.mk

Related posts

Punëtorët e “Treskës” kërkojnë pagesë të pagave të mbetura për dy vite

I.A

Visar Ganiu: Çairi edhe me një fushë sporti super modernë

Redaksia

“Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër”: Ajri i pastër në rajon shkakton mbi 30.000 vdekje të parakohshme

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More