Agjencia Zhurnal.mk.

Punonjësit e Filarmonisë së Maqedonisë sot sërish në protestë

Shkup, 15 maj – Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë sot në ora 13:00 sërish do të protestojë para Ministrisë së Kulturës. Ata ende nuk kanë përgjigje dhe as zgjidhje në lidhje me vendimin që orkestra i sapo formuar të vendoset në objektin e Filarmonisë.

Edhe pse Ministria e Kulturës u shpreh se do të zgjidh shumë shpejt problemin, ka dy muaj që vendimi nuk ka ndryshuar.

Punonjësit e Filarmonisë janë kundër vendimit dhe tashmë gati një muaj protestojnë në mënyra të ndryshme për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, përkatësisht vendimin e Ministrisë së Kulturës.

Ata shtojnë se ky vendim pengon 108 punonjësit e Filarmonisë, ndërsa protestën nuk e quajnë luftë kundër kolegëve të tyre.

Related posts

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy