Agjencia Zhurnal.mk.

Punoi me vjet, por dikush tjetër shkon në Tokio – seleksionuesi Vrenezi paralajmëron padi

Shkup, 14 korrik – Ky është Lulzim Vrenezi, seleksionues shtetëror në mundje.

 

Për 6 vjet e ka trajnuar mundësin Mogamedgaxhi Nurov, duke u përgatitur për Lojërat Olimpike në Tokio.

Por në moment të fundit, në vend të trajnerit Vrenezi, bashkë me mundësin Nurov, dikush tjetër u zgjodh të shkojë në Lojërat Olimpike. Këtë nuk e ka të qartë as Vrenezi.

“Federata e mundjes Listën e kanë pasur deri para tre muajsh për pjesëmarrje për Lojërat Olimpike Tokio. Aty përfshihemi unë dhe mundësi Mogamedgaxhi Nurov, kurse sipas dyshimeve Komiteti Olimpik e ka ndryshuar e-mailin, e ka paraqitur në Komitetin Internacional Nurovin edhe një trajner, nuk e di nuk jam i saktë cili është… Ibrahimov ish-mundësin me licencë të falsifikuar nga Rusia”, tregon Vrenezi.

Komiteti Olimpik sot prezantoi një pjesë të përfaqësuesve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike. E në këtë konferencë ishte edhe Drejtori sportiv i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Vladimir Bogoeski. E pyetem se përse në moment të fundit është ndryshuar emri i trajnerit Vranezi dhe në vend të tij është dërguar dikush tjetër.

“Në ndonjë mënyrë as ne nuk vendosim pse, sepse në mundje për shembull para një muaji ka pasur kualifikime për Lojëra Olimpike. Në ato kualifikime nëse do të kualifikoheshin më shumë mundës, sigurisht Federata do të propozonte që të shkoj edhe seleksionuesi. Megjithatë mundësi i cili veç më është i kualifikuar nuk ishte në ato kualifikime dhe ai shkon me trajnerin e tij të cilin disa vite është me të, ne nuk kemi asgjë kundër Vrenezit”, tha Bogoevski.

E Federata e Mundjes në Maqedoni të Veriut qysh para një muaji ka kërkuar nga Komiteti Olimpik që me Nurovin të shkoj edhe trajneri Vrenezi. Ky i fundit thotë se nuk do të lë këtë punë me kaq, e me vete sot ka marrë edhe një avokat. Asmir Alispahiç tha se nëse nuk qartësohen të gjitha këto, do të ngre padi penale tek të gjitha institucionet kompetente.

“Do të dorëzojmë padi penale deri tek të gjitha institucionet kompetente dhe deri te instancat gjyqësore do të dorëzojmë padi për përgjegjësi dhe dëm që i është shkaktuar njërit prej sportistëve tanë më të mirë Lulzim Vrenezit”, deklaroi Alispahiç.

Vrenezi thotë se mundësi Nurov nuk do të kishte zgjedhur ndonjë trajner tjetër para tij, ndonëse nga ana tjetër pohon se ka disa muaj që nuk ka kontaktuar me të, sepse është i pa kapshëm në telefon. Lojërat Olimpike do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gushtë në Tokio. Maqedonia do të përfaqësohet nga tetë atletë.

Related posts

Analizë/ Çfarë pasoja sjellë kriza energjetike? A duhet të kenë frikë qytetarët?

N E

Përsëri për vikend mund të meren letërnjoftime të reja

Z H

Në protestën e sotme në Tetovë, dy persona të arrestuar dhe katër policë të lënduar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More