Agjencia Zhurnal.mk.

Punëtori me temë “Rreziku nga mjetet e pashpërthyera vdekjeprurëse: zbatimi i teknologjive digjitale në përballje”

Shkup, 12 nëntor – Fakulteti për Siguri – Shkup prej sot deri më 14 nëntor organizon punëtori me temë “Rreziku nga mjetet e pashpërthyera vdekjeprurëse: zbatimi i teknologjive digjitale në përballje”.

 

Ngjarja ka për qëllim rritjen e vetëdijes te opinioni nga mjetet e pashpërthyera vdekjeprurëse, ndërsa punëtoria zbatohet me qëllim të përcaktimit të arritjeve në kuadër të projektit VEKTOR – projekt dyvjeçar i financiar nga ana e Programit të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri, bashkërisht me përdoruesit përfundimtar (DMSH dhe MPB).

Gjatë punëtorisë e cila do të mbahet në Ohër, do të diskutohet edhe për sfidat të cilat ekzistojnë gjatë përballjes me mjetet e pashpërthyera vdekjeprurëse dhe mjeteve të improvizuara shpërthyese dhe mënyrat në të cilat teknologjia moderne mund të zbatohet në operacionet për neutralizimin e tyre, ndërsa pas përfundimit të punëtorisë, do të zbatohet edhe aksion – fushatë për ngritjen e vetëdijes për rrezikun e mjeteve të pashpërthyera vdekjeprurëse mes qytetarëve të Ohrit.
Projekti është implementuar nga CENTRIC – – Qendra për Përsosmëri në Hulumtimin e Terrorizmit, Rezistencës, Zbulimit dhe Krimit të Organizuar në Universitetin Shefild Halam të Mbretërisë së Bashkuar në bashkëpunim me Fakultetin për Siguri – Shkup, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” Manastir, Sholla për Shkencë dhe Teknologji në Universitetin në Sarajevë – (SSST), Bosnjë e Hercegovinë dhe CERTH – Qendra për Hulumtim dhe Teknologji Helas nga Greqia.

Related posts

Gaber: I realizuam kërkesat, tani është koha të marrim rezultat korrekt

Z H

Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile

Redaksia

Konferencë përfundimtare “Ndikimi i sistemit meritor mbi pavarësinë gjyqësore dhe profesionalizmin në Maqedoninë e Veriut”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More