Agjencia Zhurnal.mk.

Puna e mrekullueshme nga Llapi, dikur nuk dalloheshin lojtarët nga balta, sot stadiumi në gjendje fantastike

Futbollistët e Llapit së shpejti do të rikthehen në stadiumin e tyre, ku tani do të kenë kushte shumë të mira për lojë, shkruan Gazeta Olle.

Por, nuk ishte gjithmonë kështu në këtë stadium, kur vetëm disa vite më parë kushtet ishin tejet të rënda.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, Llapi është rikthyer në kohë për të kujtuar në çfarë gjendje ka qenë stadiumi, dhe si është shndërruar tani.

“Dikur nuk kishim ku të uleshim e çfarë të shikonim. Madje nuk mund t’i dallonim futbollistët nga balta. Nuk mund të qëndronim nga erërat e rënda që kundërmonin kur moti fillonte të prishej. Ndërsa sot komoditetin, pamjen fantastike dhe çdo gjë tjetër çfarë i nevojitet një ndeshje futbolli në Superligë mund ta gjeni në stadiumin “Zahir Pajaziti” Ndryshimet vazhdojnë…”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Skuadra e Batatinës nesër zhvillon ndeshjen kampionale ndaj Drenicë, ku edhe kërkon fitoren e parë në këtë edicion të garave.

/Gazeta Olle/

Related posts

Varhelyi: Franca ka ndryshuar qëndrimin për anëtarësimin e BP-së në BE

Redaksia

U hodh shorti për Ligën e Parë të juniorëve

Redaksia

ZYRTARE: Pas 13 viteve, futbollisti i njohur largohet nga Ballkanit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More