Agjencia Zhurnal.mk.

Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi javor (22-28 Nëntor) nga Paolo Fox

Dashi – Në dashuri mund të jeni pak në dyshime për dikë që keni njohur së fundmi. E gjitha vjen sepse keni frikë se mund të bëni të njëjtat gabime me të shkuarën. Ndoshta, ju nuk dëshironi të keni një histori dashurie, por thjesht dëshironi të shijoni momentin. Në punë, keni dëshirë për ngritje në detyrë, por kjo mund të jetë zhgënjyese dhe mund të rezultojë e kundërt, sepse nuk po arrini rezultatet që prisnit. Vullneti nuk mungon dhe gjithçka do të përmirësohet, ndaj mos u dorëzoni sepse lajmi i mirë do t’ju trokasë shumë shpejt në derë!

 

Demi – Falë ndikimit të Afërditës, do të përjetoni ditë tepër të bukura në dashuri, mjafton të keni pranë personin e duhur. Nëse keni nisur një histori së fundmi, lini veten të shkojë tek pasioni, por duhet të dini edhe të përmbani veten. Ndonjëherë duhet të jeni më të qetë dhe të durueshëm, edhe në ndjenja. Në punë duhet të bëni një ndryshim për të ardhmen. Tashmë është e mundur të ndryshohen role dhe ka nga ata që mund të fillojnë gjithcka nga e para, por bëni kujdes me investimet. Mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm!

Binjakët – Mund të keni disa takime të bukura gjatë kësaj jave, por mund të keni konflikte dhe pengesa për të kapërcyer, veçanërisht nëse keni marrëdhënie të vështira. Për momentin prioritetet tuaja janë të tjera dhe nuk dëshironi të përfshiheni në histori shumë të ndërlikuara, ndonjëherë edhe të parëndësishme. Në punë nuk kanë ardhur ende lajmet që po prisni, por deri në fund të vitit mund të mendoni për nisma të reja.

Gaforrja – Nëse ka diçka që nuk shkon në historinë tuaj të dashurisë, duhet ta sqaroni njëherë e mirë. Mund të kthehet edhe dikush nga e kaluara, por duhet të kuptoni se çfarë kërkon prej teje: ndjenjat janë të mira, por duhet të kujtoni të shkuarën që të kuptoni se cili është qëllimi juaj për të ardhmen. Në punë, sugjerohet që të mos tregoheni agresiv.

Luani – Mërkuri është rikthyer në anën tuaj dhe duke nisur nga e mërkura, ata që kanë hasur diskutime në dashuri, tani do të gjeni forcën dhe dëshirën për t’u sqaruar. Pranoni ftesat për biseda dhe kuptoni se duhet të hiqni dorë nga kokëfortësia. Ndonjëherë ju fiksoheni në njerëz që janë të pamundur për t’u arritur, vetëm sepse ju pëlqen shija e sfidës. Në punë, keni shpenzuar shumë dhe është koha për t’u rikuperuar. Por mos u shqetësoni. Lajme të mira do të vijnë dhe gjithçka do të përmirësohet në sferën profesionale!

Virgjëresha – Jeni lodhur duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh, ndaj ka ardhur momenti që të përballeni me disa probleme në familje. Afërdita është në anën tuaj dhe tani doni të qartësoni zemrën: përpiquni të shmangni konfliktet dhe të nxisni dyshime për gjëra që nuk i shërbejnë aspak lidhjes tuaj. Në punë dëshironi të bëni ndryshime, por tani nuk është koha për të ndërmarrë veprime. Yjet janë në anën tuaj, ata do t’ju ndihmojnë, por në fundjavë do të jeni më të hutuar se zakonisht!

Peshorja – Këto ditë do të jeni paksa nervozë pasi prej disa kohësh keni vënë në dyshim të gjithë jetën tuaj private: kini kujdes sepse e hëna do të ketë shumë shqetësim. Nëse një person ju pëlqen, mund të mos përgjigjet ashtu siç do të dëshironit, ndaj kini kujdes ku e fokusoni vëmendjen tuaj. Në punë ka nga ata që ndihen jashtë loje dhe kanë dëshirë të madhe për të ndryshuar. Por tani duhet të kuptoni si ta realizoni këtë sepse po fillon një periudhë shumë e mirë për ju.

Akrepi – Venusi është në anën tuaj dhe Hëna do të sjellë ndikim pozitiv. Në dashuri, shmangni hakmarrjen, përpiquni të shkoni më tej, të harroni dhe të lini veten për të shijuar emocione të reja. Ndërsa në punë, të enjten mund të humbni durimin, por nuk do të mungojë energjia pozitive në shtëpi. Ndërkohë do ia dilni që të zgjidhni disa cështje që kohët e fundit ju kanë shqetësuar.

Shijgetari – Nëse kohët e fundit keni nisur një histori dashurie, këto ditë do të kuptoni se sa e rëndësishme është për ju. Nga ana tjetër, ata që janë ende beqarë duhet të përfitojnë nga kjo javë për ta lënë veten të kalojnë tek pasioni. Në punë favorizohen nisma apo ide të reja dhe një ditë pozitive do jetë e enjtja. Lajm të mirë do të merrni edhe nga pikëpamja ekonomike: me pak fjalë, çfarë mund të kërkoni më shumë?

Bricjapi – Venusi është në anën tuaj dhe do të jetë për shumë javë në vazhdim. Këto ditë mund të takoni një person interesant, me të cilin do të mund të vijoni njohjet edhe në muajt e parë të vitit 2022: duhet të qartësoni zemrën dhe ta lini veten të shkoni te emocionet sepse momenti është për të përjetuar gjëra të bukura. Në punë situata është paksa e tensionuar dhe diçka nuk shkon. Bëni kujdes të hënën dhe të martën, mund të ketë shumë debate!

Ujori – Ju nuk dëshironi të gjeni dashurinë e përjetshme, por dëshironi të përjetoni ndjesi të bukura. Kini kujdes sepse problemet me të lindurit në shenjën e Gaforres mund rikthehen dhe do të ishte më mirë, sidomos ditën e enjte, të shmangni përplasjet. Në punë, kushdo që ka bërë ndryshime në jetën profesionale gjatë kohëve të fundit, tashmë është krejtësisht i/e pakënaqur. Do të ketë disa diskutime këtë javë, por asgjë për tu shqetësuar.

Peshqit – Afërdita është në anën tuaj, por ju duhet të jeni ende pak të kujdesshëm ndaj dashurisë. Kujdes nga përjetimet dhe harroni të kaluarën: shikoni të tashmen. Mund të keni një takim të bukur, por mendoni me kujdes përpara se të merrni ndonjë vendim. Në punë duhet të rregulloni disa çështje, por së shpejti do të merrni një kënaqësi të madhe. Ndoshta jeni nervoz sepse ju premtuan disa përmirësime, të cilat po marrin shumë kohë për tu arritur. Bëni kujdes, sidomos pasditen e së premtes dhe sigurohuni që të ruani qetësinë!

Related posts

Zbuloni surprizat e kësaj fundjave që kanë rezervuar yjet për secilën shenjë!

D V

Burrat i duan gratë inteligjente vetëm në një rast: Tani gjithçka është zbuluar, nuk kanë më arsyetime!

D V

Fati yt/ Horoskopi, 18 tetor 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More