Agjencia Zhurnal.mk.

“Pucko Petrol”/ Tenderë milionësh përmes lidhjeve bizneso-familjare e politike?!

Shkup, 1 Tetor – E njëjta kompani, i njëjti klient – “Pucko Petrol” prej vitesh duket se është furnizues ekskluziv i karburanteve për Higjienën komunale. Kompania nga Plasnica i pranon pothuajse të gjithë tenderët për këtë qëllim të ndërmarrjes publike nga Shkupi. Në pesë vitet e fundit janë lidhur më shumë se 10 kontrata të mëdha, vlera totale e të cilave kalon 5 milionë euro. Komunalecin me vite e ka menaxhuar personeli i BDI-së, ndërsa “Pucko Petrol” është në pronësi të familjes së Ismail Jahoskit, deputet nga BDI. Por këto blerje janë vetëm një shembull i marrëdhënies familje-biznes-politik të kësaj kompanie nafte me institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike.

 

“Pucko Petrol” merr punë edhe nga shumica e komunave dhe ministrive që menaxhohen nga njerëz të BDI-së dhe në 5 vitet e fundit bashkëpunimi me institucionet që janë në duart e LSDM-së ka shkuar shumë mirë. Kështu, në Qershor të vitit 2018, gjysmë viti pasi Petre Shilegov ishte kryetar i komunës, NPT Shkup ka lidhur kontratë me kompaninë nga Plasnica për blerjen e derivateve dizel në vlerë mbi 15 milionë euro. Në tetor 2020, “Pucko” sërish merr punë nga NPT, me vlerë mbi 13 milionë euro. Në vitet e kaluara MZ Transport, JP për mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore, ESM dhe MPB kanë lidhur kontrata miliona.

Sipas faqes së “Prokurimi Publik”, kjo kompani dorëzon naftë për kopshte, shkolla, spitale, burgje, ndërmarrje publike, komuna, por edhe për shumë ministri dhe institucione të tjera. Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, “Pucko Petrol” menaxhohet nga Asmir Jahoski. Ai është djali i Ismail Jahoskit, i cili në këtë përbërje parlamentare hyri si kandidat i BDI-së pasi më parë ishte kryetar i komunës së Plasnicës për pesë mandate, në dy të parat si deputet i LSDM-së, ndërsa më vonë ndryshoi ngjyrat partiake dhe iu bashkua integruesve. Në vitin 2021, “Pucko” kishte të ardhura totale prej 48 milionë e 133 mijë eurosh, që është 40% më shumë se në vitin 2020. Kompania është në vendin e 67-të ndër 100 më të mëdhatë në Maqedoni. // Shkruan ALFA.mk

Related posts

MPB jep detaje për “grupin fetar” në Kumanovë: Janë pjesëtarë të bashkësisë hebreje

Redaksia

ME MË TË ZOTËT KA SHPRESË”, sllogani i PDSH-së

Redaksia

Në RMV të rinjve përpos që u mungon përkrahja, pengohen në rrugën drejt profesionalizmit!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More