Agjencia Zhurnal.mk.

Publikohet lista me 11 sportistë që përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar sot listën përfundimtare të sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

 

Janë 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive që do të marrin pjesë në LO Tokio 2020.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (të gjithë nga xhudo), Egzon Shala (mundje). Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, gjatë prezantimit të listës, ka deklaruar se drejt Japonisë udhëtojnë me synime për të fituar medalje.

“Në Rio 2016 kemi pasur tetë sportistë dhe kemi fituar një medalje të artë olimpike me heroinën tonë, Majlinda Kelmendi. Tani kemi 11 sportistë nga të cilët presim të japim maksimumin, të shfaqin disiplinë dhe t’iu përmbahen rregullave të organizatorit për mbrojtje nga pandemia Covid 19. Synimet tona janë të fitojmë medalje dhe nëse arrijmë vetëm një medalje do të ishte sërish sukses i madh”, tha mes tjerash presidenti Krasniqi, duke shtuar se KOK ka mbuluar shpenzimet e sportistëve, të cilët janë përgatitur nëpër kampe të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/watch/?v=2902868403314072

Sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, foli për përgatitjet tjera para udhëtimit për në Tokio 2020, duke treguar se I gjithë ekipi olimpik është vaksinuar dhe për këtë falënderoi institucionet përkatëse, derisa zbuloi detaje të ceremonisë së dorëzimit të flamurit, që do të mbahet më 12 korrik në amfiteatrin tek pishina e Gërmisë në Prishtinë, dorëzimin e veshjeve të ekipit olimpik, etj.

Publikohet lista – 1️⃣1️⃣ sportistë përfaqësojnë vendin tonë🇽🇰 në Lojërat Olimpike Tokyo 2020✅Komiteti Olimpik i…

Posted by Kosovo Olympic Committee on Thursday, July 8, 2021

Related posts

Suedia shumë e fortë për Kosovën, mposhtemi me tre gola në “Friends Arena”

D V

Allegri pas humbjes nga Sassuolo: Kjo që ndodhi sonte, nuk duhet të ndodh kurrë më

D V

Depay shënon supergol ndaj Stuttgartit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More