Agjencia Zhurnal.mk.

PTHP Shkup e ka hartuar kërkesën për riatdhesimin e Lupço Palevskit

Shkup, 6 dhjetor – Prokuroria themelore publike e ka hatuar Kërkesën për riatdhesimin nga Republika e Turqisë të Lupço Palevskit, i dyshuari i parë për vrasjen e vanja Gjorqevskës dhe pançe Zhezhovskit.

Ministria e Drejtësisë, paraprakisht infrmoi se procedura për ekstradimin ka filluar dhe kanë kërkuar nga autoritetet kompetente turke që Palevski të mbahet në arrest deri në përfundimin e procedurës. Në procedurë, siç sqaroi MD, duhet t’i pranojnë shkresat, të hartohet kërkesë për riatdhesim dhe të gjitha dokumentet të përkthehen në gjuhën turke, (PTHP i përkthen të vetat, ndërsa Ministria e Drejtësisë kërkesën për ekstradim), pas së cilës kërkesa dërgohet përmes DHL (paraprakisht përmes rrugës elektronike INTERPOL).      

Palevski dyshohet për vepra penale – Rrëmbim nga neni 141 i Kodit penal, si dhe dy vrasje në mënyrë mizore (një të një personi të mitur dhe një për përfitim material) së bashku të dënueshme sipas nenit 123 paragrafi 3 nga Kodi penal. 

“Prokurori publik ka kërkuar nga organet kompetente në Republikën e Turqisë ekstradimin e personit për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, ndërsa nga INTERPOL, Ankara është marrë informacion se ai është arrestuar më 05.12.2023 në Republikën e Turqisë. Krahas kërkesës për ekstradim, autoriteteve turke do t’u dorëzohet dokumentacioni i plotë i nevojshëm – urdhri për procedurë hetimore kundër të dyshuarit, vendim me të cilin Gjykata Themelore Penale e Shkupit caktoi mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe caktoi paraburgimin, si dhe urdhrin për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar. Autoriteteve turke do t’u tregohen dispozitat e aplikuara të Kodit penal, të cilat përmbajnë emërtimin ligjor dhe karakteristikat e veprës penale për të cilën zhvillohet hetimi, si dhe dispozitat e tjera relevante të legjislacionit maqedonas”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Departamenti për ndihmë juridike ndërkombëtare në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në njoftimin, në bazë të Konventës evropiane për ekstradim me protokollet shtesë, thuhet në Marrëveshjen për bashkëpunim juridik në çështjet civile dhe penale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikën e Turqisë dhe Ligjin për bashkëpun ndërkombëtar në çështjen penale, këtë kërkesë për ekstradim e ka dorëzuar menjëherë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë informoi paraparkisht se nga autoritetet kompetente turke kanë kërkuar që Lupço Palevski, i akuzuari i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, të mbahet në paraburgim për shkak të ekstradimit deri në përfundim të procedurës.

“Ministria e Drejtësisë sot në orën 09:20 mori njoftim zyrtar nga Interpoli se personi Lupço Palevski, i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar, është privuar nga liria në Turqi. Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e ekstradimit dhe po mbledh të gjitha dokumentet nga institucionet që nevojiten për realizimin e tij. Janë bërë kontakte me PPRMV-së dhe PTHP-së Shkup për të kompletuar në mënyrë të rregullt të gjitha shkresat që të mundet të veprojë Ministria e Drejtësisë. Jemi në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse për të vepruar menjëherë nuk do të presim afatin 40-ditor për të paraqitur kërkesën për ekstradim” qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. 

Siç shpjegojnë, në procedurë duhet t`i pranojmë shkresat, të përgatitet kërkesa për ekstradim, të gjitha dokumentet duhet të përkthehen në gjuhën turke  (PTHP i përkthen shkresat e saj, ndërsa Ministria e Drejtësisë kërkesën për ekstradim) dhe dërgohet përmes DHL-it  (paraprakisht e dërgojmë në mënyrë elektronike nëpërmjet INTERPOL-it)

Lupço Palevski – Pallço,   i dyshuari kryesor për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, dje është arrestuar sonte në Turqi, ndërsa për katër të tjerët të dyshuar gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup caktoi masë paraburgimi prej 30 ditë me kërkesë të Prokurorisë Publike e cila hapi procedurë hetimore për dy vrasje në mënyrë mizore pas kallëzimit penal të pranuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Këto janë informacionet e fundit që dje i kumtuan kompetentët lidhur me vrasjen e të miturës Vanja dhe Pançes nga Velesi, të cilët u paraqitpn të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. 

Siç bënë të ditur dje nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, procedura hetimore udhëhiqet kundër pesë personave, prej të cilëve katër si  bashkëkryerës kanë kryer dy vepra penale “rrëmbim” dhe dy vrasje në mënyrë mizore, prej të cilëve një e mitur dhe tjetri për përfitim, ndërsa i dyshuari i pestë u ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale rrëmbim të të miturës. 

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy