Agjencia Zhurnal.mk.

PSG po tenton transferimin e Rudigerit, gati oferta e majme për gjermanin

Antonio Rudiger është emri më i përfolur në tregun e transferimeve ende pa u hapur ai i janarit.

 

Mbrojtësi gjerman është duke pasur paraqitje të jashtëzakonshme me Chelsean në dy vitet e fundit dhe është bërë një nga më të kërkuarit nga klubet e mëdha.

Një tjetër fakt që Rudiger kërkohet nga shumë skuadra është edhe se gjermani është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

28-vjeçari nuk është pajtuar për vazhdimin e saj me Chelsean, pasi kërkesat e tij janë për një pagë prej 12 milionë funte në sezon.

Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Juventus, Roma janë vetëm disa nga skuadrat që e duan gjermanin.

Por së fundmi garës i është futur edhe gjiganti francez Paris Saint Germain që kërkon ta bind gjermanin t’iu bashkohet si futbollist i lirë në verën e vitit 2022.

Parisienët janë të gatshëm t’i ofrojnë pagën që kërkon gjermani prej 12 milionë euro në stinor, vetëm nëse ai iu bashkohet si transferim i lirë dhe të nënshkruajë një para kontratë në janar. 

Related posts

Çfarë nënkupton kalimi i Mbappes te Reali, disa të dhëna nga ky transferim gjigant

Redaksia

Formacionet zyrtare, Belgjikë – Itali: De Buyne dhe Chiesa nga minuta e parë

D V

Man City dhe Man Utd të etur për transferimin e Dani Olmos

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More