Agjencia Zhurnal.mk.

Pse vetëm Levica nuk dënon agresionin rus ndaj Ukrainës?

Shkup, 25 shkurt – Sot është dita e dytë që Federata Ruse ka filluar sulmet ajrore dhe bombardimet mbi Ukrainën. Duke tentuar që të pushtojë dy zona të Ukrainës, vendet perëndimore konsiderojnë se Rusia nuk do të ndalet aty por do të vazhdojë derisa të pushtojë gjithë shtetin, shkruan Zhurnal.

Partitë politike në Maqedoni, të gjitha gjatë ditës së djeshme nuk e kanë mbështetur këtë veprim të Rusisë, por të gjitha e kanë dënuar. Mirëpo në mënyrë të njejtë nuk veproi partia “E Majta”, apo në opinion siç njihet “Levica”.

Kjo parti gjithmonë ka ditur të ketë qëndrime krejtësisht të kundërta nga partitë tjera më demokratike, dhe qëndrimet e tyre gjithnjë kanë qenë më agresive dhe më të ashpra. Lidhur me sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, partitë politike në vend sikurse VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, ASH, Besa, PDSH e Alternativa dënuan veprimet ruse ndaj Ukrainës, mirëpo Levica ende po heshtë.

NGa LSDM madje konsiderojnë se Levica i mbështetë sulmet agresive ruse dhe gëzohet për to.

Ende nuk është e qartë pse kjo parti politike në vend e cila ka shënuar rritje të madhe viteve të fundit në çdo cikël zgjedhor, nuk i ka dënuar sulmet e Rusisë por vazhdon të heshtë, njëlloj ashtu sikurse Vuçiçi në Serbi, mik i afërt i Putinit.

Nga LSDM thonë se kjo parti është partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së ndërsa këto qëndrime të tyre janë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe pozicionimin ndërkombëtar të RMV-së.

“ME këtë edhe një herë vërtetohet se partneri i VMRO-DPMNE-së, partia “Levica” është strukturë antiperëndimore e cila punon në dëm të interesit shtetëror”, thonë nga LSDM.

Përndryshe të gjitha shtetet evropiane janë kundër sulmeve ruse në Ukrainë, përpos Serbisë dhe Bjellorusisë të cilat ende nuk kanë qëndrim lidhur me këtë çështje. Vuçiç dje tha se do të dalë me qëndrim në afat prej 3 ditëve. Putin nga ana tjetër ka paralajmëruar të gjitha shtetet të cilat mendojnë të përzihen në këtë konflikt se do t’i gjejë e njejta çfarë po i ndodhë Ukrainës. “Askush nuk guxon të përzihet në këtë çështje, përndryhse do ta pësojë keq”, ka paralajmëruar Putin./Zhurnal.mk

Related posts

MPPS: E hënë, dita e dytë e Pashkëve, sipas kalendarit gregorian, ditë jopune për qytetarët e besimit katolik

D V

Trençevska: Përfshirja e fëmijëve në kopshte 48 për qind, deri në vitin 2028 do të arrijë 70 për qind  

D V

Takim i ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrit Nazim Bushi me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy