Agjencia Zhurnal.mk.

Pse vaji i gatimit i prodhuar në Maqedoni është më i shtrenjtë se vaji i importuar?

Shkup, 19 shtator – Çmimet e vajit të gatimit të prodhuar në Maqedoni e në shitje nëpër marketet në Mal të Zi, ka habitur blerësit dhe ka rritur dyshimet nëse tregtarët tek ne i rritin çmimet e prodhimeve bazë pa nevojë.

 

Për atë se si mundet që vaji i gatimit i prodhuar tek ne të jetë 140 deri 150 denarë, në marketet në Mal të Zi të jetë 1,80 euro, gjegjësisht 111 denarë, është kërkuar përgjigje nga fabrikat që i prodhojnë, transmeton Zhurnal.

NGa atje thonë se bëhet fjalë për çështje normale ekonomike. Çdo fabrikë nga vendi, për të hyrë në tregjet e një vendi tjetër fqinj, sipas tyre, për eksport formon çmime më të ulëta për sasi më të mëdha nga tregtarët e atjeshëm me qëllim që të zgjerojë tregun dhe njëherit të jetë konkurent. Shembull edhe fabrikat nga Serbia kanë eksport të vajit në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipërië.

Sipas tyre, shembulli më i mirë janë brendet serbe të vajit të cilat në vendin tonë gjithnji janë shitur për 10 denarë më lirë nga vaji që prodhohet në vendin tonë, me qëllim që të marin një pjesë nga kulaçi i tregut tonë. Ndërkohë si janë çmimet tek tregtarët vendorë, inspektorati shtetëror i tregut vazhdimisht bën kontrolle dhe gjithkund ku nuk respektohet marzha, shqiptohen dënime.

Pas rritjes së çmimeve të produkteve bazë përshkak rritjes së tropikëve të prodhimit, qeveria nga mesi i qershorit solli vendim për ngrirjen e marzhave të dhjetëra produkteve. Me 5% marzhë maksimale mund të shitet vaji për ushqim, buka dhe sheqeri ndërsa për 10% është ngrirë marzha për vezët, mielli, makaronat, orizi dhe qumshti. Ministri i ekonomisë Bekteshi pati paralajmëruar se kjo masë vazhdon deri në fundvit./Zhurnal.mk

Related posts

Bejta me konventë promovuese: Gostivari është dashuria ime

Z.H

EURAKTIV: Holanda tani është “PËR” inkuadrimin e RMV-së dhe Shqipërisë në BE

Z.H

Të gjitha vendimet e Qeverisë nga seanca e 82

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More