Agjencia Zhurnal.mk.

Pse po heshtin liderët e rajonit kundrejt situatës së tensionuar në veri të Kosovës, nuk po dinë anën e kujt të mbajnë apo po presin viktima?

Shkup, 9 dhjetor – Situatë në Kosovë është tensionuar, por më shqetësuese se situata e tensionuar është heshtja e liderëve të rajonit përballë kësaj situate që cenon sigurinë e një rajoni të tërë. Edi Rama, Ali Ahmeti, Dritan Abazovic, e politikanë të tjerë shqiptarë ende nuk po e shohin të arsyeshme të shprehin qëndrimin e tyre kundrejt kësaj situate tensionuese. Nga Maqedonia e Veriut deri në këto momente ka reaguar vetëm kryetari në detyrë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ndërkaq, nga Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin, dhe Alternativa në krye me Afrim Gashin nuk ka asnjë reagim mbi këtë situatë. Kjo heshtje ngjanë sikurse janë duke pritur të ketë viktima për të reaguar dhe për të bërë thirrje të autoriteteve ndërkombëtare që dënojnë këto veprime të agresorit, Serbisë. Heshtja e këtyre liderëve dhe politikanëve në rajon padyshim që është në favor të Serbisë, madje me këtë retorikë i jepet mundësia Serbisë të luajë me standarde të dyfishta që të jetë agresor dhe viktimë në të njëjtën kohë. Nuk dihet nëse këta liderë të rajonit do të dënojnë këto akte sulmi të Serbisë në Kosovë, apo do të bëjnë thirrje ende për Ballkanin e Hapur, shkruan Zhurnal.

Çfarë po ndodhë në Veri të Kosovës?

Pas sulmeve me bomba të shokut, tashmë situata në veri të Kosovës është radikalizuar më shumë. Policia e Kosovës, sipas njoftimit të vetë këtij institucioni, është gjendur nën sulmin e grupeve kriminale në veri të vendit. Nga sulmi që ndodhi mbrëmë, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i lënduar lehtë, ndërsa vetura me të cilën udhëtonin policët ka pësuar dëme të “konsiderueshme materiale”. E në veri, që nga dje janë parë edhe njerëz të maskuar, të cilët po patrollojnë nëpër lagje të ndryshme të kësaj pjese të territorit të Kosovës. Edhe prezenca e Policisë së Kosovës është shtuar në orët e vona të 8 dhejtorit.

Se gjendja nuk është e mirë në aspektin e sigurisë, tregon edhe një rast i sulmit ndaj gazetarëve. Siç raporton Kallxo.com, një ekip i tyre është bërë cak i sulmit nga pjesëtar të maskuar.

Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë –

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë. Ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2.

Ndërkaq, Ultranacionalist serb, Damjan Knezeviq, thotë se grupi “Vagner”, i afërt me Putinin, mund të ndihmojë në rast të konfliktit në Kosovë.

Pse po heshtin liderët e rajonit kundrejt situatës së tensionuar në veri të Kosovës, nuk po dinë anën e kujt të mbajnë apo po presin viktima?

Situata është jashtëzakonisht e tensionuar, por ky tensionim nuk është duke shkaktuar shqetësim te liderët e rajonit, për të shprehur qëndrimin e tyre dhe për të dënuar aktet terroriste të Serbisë, kjo është shqetësuese sepse kjo heshtje është në favor të agresorit, Serbisë, dhe me këtë retorikë Serbisë i mundësohet të luajë me standarde të dyfishta, edhe agresor edhe viktimë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përpos arrogancës së tij kundrejt shqiptarëve jashtë kufijve nuk shpreh gjë tjetër, i njohur ndryshe si miku i Vuçiqit ende nuk po e sheh të arsyeshme të reagojë mbi situatën e krijuar. Mbase, nuk dihet nëse ende kryeministri Rama është i pavendosur me çfarë deklarate të reagojë të dënojë aktet apo të bëjë thirrje ende për Ballkanin e Hapur.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, fitorja e të cilit shkaktoi një gëzim të gjithanshëm duke u krenuar se shqiptarët po bëjnë tre kryeministra në rajon, por më vonë u kuptua se ky gëzim ishte më tepër euforik e emocional aspak përmbajtjesor. Tani, kur një polic i sulmuar e shumë banda kriminele të maskuar që qarkullojnë në veri, sulme, bomba, e çka tjetër ndodhë në Kosovë, Abazoviçi po e respekton prapashtesën e emrit të tij “viç”, po heshtë dhe kjo heshtje është në favor të Serbisë.

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe në të njëjtën kohë partia më jetë gjatë në pushtet, por edhe përkundër këtij pushteti sërish nuk ka ndonjë reagim për të dënuar sulmet serbe në veri të Kosovës. Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut është Bujar Osmani, në të njëjtën kohë edhe zëdhënësi i partisë që e drejton, Ali Ahmeti, por sërish edhe ky zëdhënës dhe ministër nuk ka reaguar as edhe me një fjalë të vetme mbi këtë situatë. Artan Grubi, zëvendës kryeministri i parë në RMV, po nga e njëjta parti, që i pëlqen edhe të qenurit kryerat partie, nuk ka reaguar mbi tensionit në veri, as nga profili i tij dhe as kryetarit të tij, Ali Ahmetit, dhe mbetet ende mister kjo heshtje e politikanëve ndaj një situate që cenon sigurinë në rajon.

Deri në këto momente nga Maqedonia e Veriut ka reaguar vetëm ushtruesi i detyrës së kryetarit në Aleancën për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili ka shkruar se “Po i ndjekim me shqetësim zhvillimet në veriun e Republikës së Kosovës, ku bandat kriminale nën kontrollin e Presidentit serb Vuçiç po shkaktojnë dhunë me synim të mbjelljes së ndjenjës së pasigurisë dhe të frikësimit. Përkrahim plotësisht përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të NATO-s për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit”.

Ndërkaq, nga Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes Besa, parti opozitare në kampin shqiptarë, nuk ka pasur ndonjë reagim konkret mbi tensionet në Kosovë. Ky i fundit udhëheq me Komunën e Tetovës. Ngjashëm edhe partia tjetër shqiptare në pushtet Alternativa e cila udhëheqet nga Afrim Gashi, nuk ka vlerësuar se duhet reaguar për rastin në fjalë.

Ndryshe, tani në këtë situatë Albin Kurti, politikani shqiptarë i shquar në rajon për mendjemprehtësinë e tij, dijen dhe guximin, në këtë situatë të tensionuar për vendin dhe rajonin ka ngelë i vetëm përballë agresorit serb, duke mos e marrë përkrahjen e duhur nga liderët e shteteve fqinje, kjo mbase flet edhe qartazi se sa nuk e duan këtë politikan të drejtë dhe të pa korruptueshëm. /Zhurnal.mk

Related posts

Turqit kontestojnë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ankohen tek ESHS-së

Xh M

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 26-të në Superligë, ja kush e gjykon derbin Drita – Prishtina

Redaksia

Zaev: Vitin e Ri ta shohim si kapitull të ri të komunitetit tonë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More