Agjencia Zhurnal.mk.

Pse Danella Arsovska keqpërdorë resurse zyrtare të Lidhjes së Dhomave Tregtare?

Shkup, 30 shtator – Kandidatja për kryetar komune në Shkup, Danella Arsovska në FB profilin e saj është lavdëruar se ka një ueb faqe të re.

 

“Është vënë në funksion uebfaqja www.zaskopje.mk përmes së cilës mund të informoheni për të gjitha detajet me fushatën time për kryetar të qytetit të Shkupit, të më njihni më mirë, të më shtroni pyetje dhe të më dërgoni ide. Vizitojeni!”.

Nëse e kontrolloni domenin www.zaskopje.mk, mund të vini re se ueb faqja është e regjistruar në emër Danella Arsovska, me adresë rruga pa numër, Shkup 1000 MK”, dhe me email info@mcc.mk

Këto të dhëna të çuditshme hapin disa çështje.

Së pari, pse Danella Arsovska e ka regjistruar faqen në adresë inekzistente “rruga pa numër”, a aq nuk e di se shenjat “Pa numër” janë tërhequr që moti nga rrugët e Shkupit?

E dyta, pse Danella Arsovska keqpërdorë resurse zyrtare të Lidhjes së Dhomave Tregtare, apo vallë uebfaqja është blerë me para zyrtare?

E treta, vallë Danella Arsovska nuk ka mjaftueshëm ide të saja, e kërkon ide nga shkupjanët, dhe atë në emailin zyrtar të Lidhjes së Dhomave Tregtare?

A mund t’i besohet një kandidati për kryetar komune e cila jep adresë të rreme, keqpërdorë resurse zyrtare, dhe kërkon ide nga qytetarët duke vënë të njejtat në pronësi të Lidhjes së Dhomave Tregtare?

Related posts

Prej sot ndalohen qeset e plastikës, në përdorim vetëm qese biodegraduese me çmim 15 denarë

Z H

Shmid: Pres që vendi t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet

Z H

Më shumë se 200,000 qytetarë të regjistruar për katër ditë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More