Agjencia Zhurnal.mk.

PS tjetër kallëzim në SPAK për “21 Janarin”/ Gjiknuri: Përgjimet tregojnë implikimin e Berishës dhe Bashës

Partia Socialiste depozitoi këtë të mërkurë në SPAK një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit për çështjen e 21 janarit.

Materiali audio i bërë publik në media, për sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri tregon qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me gjakftohtësi.

Dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve, e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Gardën e Republikës! Ne e kemi drejtuar gishtin tek Sali Berisha menjëherë pas ngjarjes tragjike! Nuk besoj të ketë patur qytetar që në mos atë ditë, në ditët, javët e muajt pasues, të mos e ketë kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se faktet e reja nuk i janë nënshtruar hetimeve e gjykimeve të mëparshme e për këtë arsye vendimi i Gjykatës së Apelit të vitit 2013 për ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi nuk qëndron.

FAKTOHET tashmë me audio se vrasjet janë kryer me dashje të drejtpërdrejt dhe jo nga pakujdesia, siç e konstatoi Gjykata e Apelit të Tiranës me vendimin e vitit 2013.

Përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar katërcipërisht dhe ky fakt krijon dyshimin e bazuar se ndërhyrja e tij në lidhje të drejtpërdrejt me efektivin e Gardës është bërë me porosi e për të dhënë urdhrin nga Sali Berisha, i kallëzuari tjetër, si personi më i fuqishëm në atë kohë.

Më herët ishte ministri Ulsi Manja ai që depozitoi një kallëzim me po të njëjtën akuzë në SPAK.

Related posts

“Dënojmë agresionin e Rusisë, Evropa e bashkuar për Ukrainën”, Xhaçka në takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së: Përpjekjet tona kryesore tani për mbrojtjen e jetëve

D V

Krimet në Ukrainë, ministrja Xhaçka do të drejtojë takimin për llogaridhënien në Këshillin e Sigurimit

D V

Shqipëria drejt legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More