Agjencia Zhurnal.mk.

PS kërkon të zgjaten afatet e vettingut deri në 2 vite, ende asnjë reagim nga opozita

Sërish një dorë e shtrirë drejt demokratëve. Këtë herë për të zgjatur afatet e vettingut deri në dy vite. Konkretisht, shumica socialiste propozon zgjatjen e mandatit të Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik deri në 31 Dhjetor të vitit 2024. Vendimin që procesin e vettingut të magjistratëve ta mbyll KPK-ja dhe jo Kolegji Zgjedhor i Prokurorëve dhe ai i Gjyqtarëve, siç është e parashikuar në kushtetutë pas Qershorit të vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama tha se është i nevojshëm për vijimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi. Ndonëse amendamenti është depozituar në Kuvend me firmën e mbi 28 deputetëve ende nga Partia Demokratike nuk ka një reagim konkret. E vetmja gjë që konfirmohet nga demokratët është se nuk ka pazar me PS.

 

Zgjatja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kërkon ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën duhen 94 vota pro, ose dy-të-tretat e votave të parlamentit me 140 anëtarë. Në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit Partia Socialiste fitoi 74 deputetë, ndërsa Partia Demokratike 59 deputetë, duke e bërë bashkëpunimin të domosdoshëm. Reforma në drejtësi nisi 5 vjet më parë me miratimin e 140 deputetëve të Kuvendit, falë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së, që duket se kanë dhënë bekimin edhe për të zgjatur afatet e vetingut. Po ashtu, edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, institucioni që monitoron procesin e vetingut në Shqipëri është dakord që Parlamenti të zgjasë afatet kushtetuese të organeve të vetingut, për të bërë të mundur vijimin e procesit pa pengesa.

Related posts

Yuri Kim takon ministren e Ekonomisë: Mbështesim fiskalizimin, të forcohen masat kundër pastrimit të parave

D V

Situata e Covid-19 në vend/ Ulet numri i rasteve të reja, regjistrohen edhe 4 viktima në 24 orë

D V

Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, emrat që ikin e vijnë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More