Agjencia Zhurnal.mk.

PS fiton 49 bashki, Berisha-Meta braktisen nga trojet e veta

Shkup, 15 maj – Partia Socialiste e Shqipërisë ka triumfuar në shumicën e bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet vendore. Deri më tani ka fituar 49 bashki, duke kryesuar edhe në të tjerat që po numërohen.

I papritur në këto zgjedhje ishte rezultati në bastionet historike të opozitës si Shkodra, Tropoja, Devolli, Kukësi, Skrapari, të cilat janë ngjyrosur me rozë.

PS ka triumfuar gjithashtu edhe në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Pogradec, Durrës, Gjirokastër.

Edhe në bashkitë e tjera ku vijon ende numërimi si në Kurbin, Kavajë, Malësi e Madhe, Tiranë, Kukës kryeson PS.

Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka pësuar humbje disfatë me fitoren e vetëm 6 bashkive duke e tkurrur hartën e demokratëve me marrjen e bastioneve nga PS. Berisha dhe Meta nuk janë votuar as në Tropojë e Skrapar, vendet e tyre të lindjes prej të cilave janë mbështetur vazhdimisht. “Bashkë Fitojmë” ka fituar në Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

30 milionë euro të kursyera nga Amnistia Penale në Shqipëri, Manja: 780 të dënuar lënë qelitë

D V

Basha: Protestat me Metën në krye është autogol për opozitën, nxiti djegien e mandateve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky