Agjencia Zhurnal.mk.

Protokoll i ri për kovid në Kuvend, të enjten seancë për pyetje deputetësh

Shkup, 18 prill– Kuvendi më 28 prill do të mbajë seancë në të cilën do të shtrohen pyetje deputetësh.

Për këtë sot në një koordinim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare.

“Në koordinimin e rregullt që u mbajt sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i njoftoi të pranishmit për aktivitetet e Shtëpisë ligjvënëse në ditët në vijim. Si aktivitet të parë, njoftoi për mbajtjen e seancës së re të 69-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 19.04.2022 (e martë), me fillim në ora 11.00. Aktiviteti i radhës do të jetë seanca plenare në të cilën do të shtrohen pyetjet e deputetëve më 28 prill 2022 (e enjte)”, ka informuar Pres shërbimi i Kuvendit.

Në pajtim me protokollet shëndetësore, Xhaferi njoftoi se prej nesër, më 19 prill, rikthehet në funksion Pres Qendra e Kuvendit, ndërsa gazetarët do të mund t’i përcjellin edhe seancat e trupave punues në sallat ku ato mbahen.

“Krahas kësaj, rikthehet me punë të rregullt edhe bufeja pranë Pres Qendrës. Në mënyrë plotësuese, kryetari në koordinim i njoftoi të pranishmit edhe për atë se pas vendimit të fundit që e mori Qeveria për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Kovid-19 edhe në dhomën ligjvënëse, abrogohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Megjithatë, masa për matjen e temperaturës së trupit gjatë hyrjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi”, theksojnë nga Kuvendi.

Shtojnë se nisur nga problemet teknike me ueb faqen e Kuvendit që shkaktohen për shkak të përgatitjeve rrjedhëse për lëshimin në përdorim të faqes së re parlamentare, luten gazetarët për mirëkuptim dhe udhëzim që nëse kanë nevojë për dokumente të caktuara, të drejtohen në mënyrë elektronike në adresat e postës elektronike në vijim: jinformiranje@sobranie.mk A.MicoskaMitevska@sobranie.mk./Zhurnal.mk

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy