Agjencia Zhurnal.mk.

Protestat në Shangaj për shkak të kufizimeve për Kovid-19

Në Shangaj sot shpërthyen protesta për shkak të mbylljes si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, theksuan dëshmitarët okularë në deklaratat për mediat perëndimore, derisa në Kinë rritet zemërimi kundër politikës drakoniane “zero-kovid” që qeveria e zbaton gati tre vjet. Në një video në internet, e cila sipas agjencisë France pres është incizuar në një rrugë në qendër të Shangait, qindra protestues brohorisin “Si Xhinping dorëheqje” dhe e dënojnë Partinë Komuniste Kineze, transmeton Beta.

Një tjetër video tregon njerëz që mblidhen në qendër të Shangait për të nderuar dhjetë personat e vrarë në një zjarr në Urumçi në rajonin perëndimor të Sinxhijang. Në shumë raporte në rrjetet sociale në Kinë treguan se ngjarjet u përkeqësuan nga masat anti-kovid pasi ato ngadalësuan mbërritjen e ndihmave.

Sipas postimeve të tjera në rrjetet sociale, në disa universitete të vendit janë organizuar vigjilje në kujtim të të vdekurve në Urumçi. Policia ka arrestuar të paktën dy persona për arsye të panjohura, ka shtuar dëshmitari për Frans pres, transmeton Beta.

Autoritetet e kufizuan onlajn diskutimin për demonstratat.

Related posts

Kryeministri malajzian vlerëson bashkëpunimin me vendin e madh aziatik

Xh M

Vdekja e Alexei Navalny, organizata: Zyrtarët e burgut rus i lidhën duar e këmbë dhe e torturuan

Xh M

Guterres: Këshilli i Sigurimit ka dështuar t’i përgjigjet konfliktit në Gaza

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy