Agjencia Zhurnal.mk.

Protestat në selinë e PD-së: 59 persona shoqërohen në polici, 7 janë duke u trajtuar në spital

Pas përplasjeve fizike dhe incidenteve të ndodhura në selinë e PD ditën e shtunë, Policia ka nisur shoqërimet e disa prej pjesëmarrësve në komisiarat.

 

Avokati i Popullit publikoi shifrat e para për numrin e personave që janë ndaluar nga forcat e rendit, për ngjarjet që kanë lidhje me protestën.

Në një njoftim për mediat, institucioni i avokatit të popullit thotë se në komisariate janë shoqëruar 59 qytetarë. Nga këta, 8 prej tyre ishin të mitur.

Përplasjet fizike dhe dhuna në selinë e PD shkaktuar dhe disa të lënduar. Në spitalin Ushtarak dhe në Qendrën shëndetësore universitare “Nënë Tereza” kanë marrë mjekim shtatë persona. Një prej të lënduarve nga protesta është një punonjës i forcave të rendit. Mes të lënduarve janë dhe tre femra.

Në reagimin e Avokatit të Popullit për protestën para PD, theksohet se Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës në një nivel të lartë edhe ndaj qytetarëve që nuk ishin aktiv në protestë./euronews/

Related posts

Goran Bregoviq në Korçë, merren masa të forta sigurie

D V

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 725 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

I zunë pritë pasi doli nga lokali, ekzekutohet 30-vjeçari në Tiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More