Agjencia Zhurnal.mk.

Propozohen tre nisma për seancën e sotme në gjykatën kushtetuese

Shkup, 21 shtator – Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e caktuar për sot do të shqyrtojë tre nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe një kërkesë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

 

Para gjykatësve do të gjendet nisma e ngritur për nenin 1 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune.

Në citatet e nismës, siç informojnë nga Gjykata, bëhet e ditur se me ndryshimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune, shkelet parimi kushtetues i barazisë dhe parimi i sundimit të drejtësisë dhe sigurisë juridike, me çka në rastin konkret, veprimtari të caktuara ekonomike dhe joekonomike si shëndetësia, universitetet, gjyqësori janë vendosur në situatë më të mirë, me çka në mënyrë indirekte anashkalohet Ligji për Marrëdhënie Pune, gjegjësisht hapet mundësia që me ligj tjetër ndryshe të rregullohen marrëdhëniet në lidhje me ndërprerjen e kontratës së punësimit. Parashtruesi bën të ditur se me të gjitha citatet e lartpërmendura bëhet trajtim jo i barabartë i punëtorëve.

Në rend dite të mbledhjes është vendosur edhe nisma e parashtruar për nenin 87 paragrafi 2 i Ligjit për Nëpunësit Shtetëror. Parashtruesi i iniciativës thekson se me dispozitën e kontestuar nëpunësit realizojnë pagë të ndryshme bazë për të njëjtën punë në vendin e njëjtë të punës dhe për këtë në nismë bëhet e ditur se bëhet shkelje direkte e nenit 32 paragrafi 3 i Kushtetutës i cili mes tjerash parasheh se secili, nën kushte të njëjta të ketë në dispozicion çdo vend pune.

Iniciativa e tretë konteston nenin 22 paragrafin 1 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës.

Parashtruesi i kërkesës Igorço Toçev thekson se gjatë periudhës kur është krijuar neni i kontestuar 22 paragrafi 1 i Ligjit, në nenin 117 paragrafin 4 të Ligjit në tërësi nuk ka ekzistuar fjala “me punëdhënësin e njëjtë”. Theksohet se dispozita e kontestuar plotëson përmbajtjen e nenit 117 paragrafi 4, i cili nuk përmban fjalët të cilave u referohet, as në thelb dhe as në përmbajtje. Sipas kërkuesit, e gjithë kjo është në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 1, paragrafi 3 të Kushtetutës.

Me kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, vendimi numër IV P1 65/20 i datës 19.02.2021 i Gjykatës Themelore Kumanovë dhe Vendimi GŽH-1.nr.1627/21 i datës 19.05.2021 i Gjykatës së Apelit nga Shkupi është kontestuar, ndërsa kërkues janë Zhivko Jaqimovski dhe Radica Jaqimovski të përfaqësuar nga Benita Belleshkova, avokate nga Shkupi.

Në kërkesë thuhet se Zhivko Jaqimovski është pronar i vetëm i patundshmërisë me flet pronësie numër 40 XXX për OK Kumanovë, të cilën e ka fituar më 26 shtator të vitit 2018. Me Aktvendimin e lartpërmendur numër IV P1 65/20 të datës 19.02.2021, Gjykata Themelore Civile Shkup e pranoi padinë e fqinjit të tij nga Kumanova, i cili ishte baba dhe i afërm i anëtarëve të një partie politike të serbëve dhe për këtë arsye kishte një pozitë më të mirë shoqërore dhe politike. Sipas pretendimeve në kërkesë, Zhivko Jaqimovski nga Shkupi ka shkelur bashkëpronësinë e fundit paqësore, faktike dhe të menjëhershme mbi pronën e përshkruar në listë nga akti i pronësisë numër 20 XXX për OK Kumanovë, e cila ishte në bashkëpronësi të disa bashkëpronarëve, ndër të cilët edhe të parashtruesit të kërkesës.

Related posts

Bytyqi: Duhet të përgatitemi për të enjten, s’di nëse do të diskutohet për dorëheqjen e Zaevit

Redaksia

Fshati Shipkovicë për “kryeplak” vendos një grua

Xh M

Sali: Në vijim skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More