Agjencia Zhurnal.mk.

Propozim-buxheti për vitin 2024 para Komisionit për Financim dhe Buxhet

Shkup, 4 nëntor – Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet sot duhet ta fillojë shqyrtimin e Propozim-buxhetit për vitin 2024.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është 5,5 miliardë euro. Qeveria e karakterizoi si zhvillimor dhe të qëndrueshëm Buxhetin i cili i ka të gjitha karakteristikat që njëkohësisht ta mbështesë zhvillimin, por edhe të sigurojë qëndrueshmëri fiskale. Me të, sipas Qeverisë, garantohet pagesë e rregullt e pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale, si dhe shlyerje e nevojave tjera të qytetarëve dhe shërbimin e detyrimeve të shtetit.

Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, në Propozim-buxhetin janë planifikuar mjete për pensione dhe paga më të larta në sektorin publik, me përjashtim të pagave të funksionarëve.

Ana e shpenzimeve është projektuar në 343,6 miliardë denarë ose 5,8 për qind më shumë se në vitin 2023, ndërsa të hyrat prej 310,1 miliardë denarë janë për 10 për qind më të larta. Deficiti buxhetor është rreth 9,2 miliardë denarë më i ulët se në vitin 2023. Rritja e ekonomisë pritet të jetë 3.4 për qind, ndërsa norma e inflacionit parashikohet në 3.6 për qind.

Sipas opozitës, Propozim-buxheti është fryrë dhe nuk sjell zhvillim, por krim dhe korrupsion. Thonë se pushteti nga viti 2018 deri më sot ka shpenzuar 25 miliardë euro për buxhetin, por nuk ka bërë asgjë të re.

Related posts

Brenda pesë vjetësh dyfishohet çmimi i banesave në Shkup

Xh M

IPIS demanton: Anketa që shpërndahet në rrjete sociale është e rrejshme

Xh M

Rusia bën propagandë në Ballkan – shfrytëzon profesorë, politikanë dhe klerikë fetarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy