Agjencia Zhurnal.mk.

Propozim-buxheti në fokus të seancës parlamentare, qeveria dhe opozita me opinione të kundërta

Shkup, 14 dhjetor – Kuvendi sot e vazhdoi debatin për propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2022, i cili është parashikuar në 4,4 miliardë euro.

 

Për qeverinë, propozim-buxheti ka një komponent të fuqishëm zhvillimor dhe synon përmirësimin e përditshmërisë së qytetarëve në kushtet e krizës shëndetësore dhe energjetike, ndërsa opozita mendon se është një buxhet megalloman në të cilin në mënyrë fiktive janë parashikuar një numër i madh i investimeve kapitale.

“Ky buxhet është i mirë, nuk është ideal dhe për këtë janë pranuar shumë nga amendamentet e opozitës. Kjo tregon transparencën dhe gjithëpërfshirjen e buxhetit. Me buxhet japim mbështetje të fuqishme për të gjithë qytetarët, përkrahje për rritje të përshpejtuar ekonomike, rimëkëmbje të suksesshme të kompanive, mbështetje serioze për integrime evropiane, rritje të pagave dhe e bëjmë administratën më efikase”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

Sipas Lupço Prenxhov nga GROM, vendi është në fund në rajon sa i përket shkallës së inflacionit, investimeve të huaja dhe papunësisë. Në vitin 2020, siç theksoi ai, shteti ka paguar 145 milionë euro për interesa për borxhin publik.

“Maqedonia borxhin publik e ka rritu për 17 për qind, Sllovenia për 9,7 për qind, Kroacia për 13 për qind, Shqipëria për 8,3 për qind dhe Kosova për 6,3 për qind. Si shtet ne kemi hyrë në borxh më së shumti në këto kriza”, tha Prenxhov.

Ai vuri në dukje se në propozim buxhetin janë rritur mjetet në artikujt e dakorduar për shërbime, kontratat e punës dhe transfertat e ndryshme, ndërsa ka rënie të mjeteve të destinuara për tërheqjen e investimeve të huaja, ndërsa për ndotjen e ajrit nuk janë parashikuar para.

Debati për propozim-buxhetin vazhdon pas pauzës së rregullt njëorëshe në ora 15:30.

Pas debatit dhjetëditor në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet, propozim-buxheti i është kthyer Qeverisë e cila ka pranuar 23 amendamente në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milionë denarë dhe si propozim buxhet i plotësuar është kthyer përsëri në Kuvend për miratim.

Shpenzimet e përgjithshme në propozim-buxhetin janë planifikuar në 272,4 miliardë denarë ose 35,2 për qind nga BPV-ja, ndërsa të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 238,9 miliardë denarë ose 30,9 për qind nga BPV-ja. Deficiti është parashikuar në 33,5 miliardë denarë ose 4,3 për qind nga BPV. Investimet kapitale janë më të larta se deficiti buxhetor dhe arrijnë në 37,8 miliardë denarë, që është rreth 27 për qind më shumë se në vitin 2021. I ashtuquajturi rregulli i artë në financa, pra deficiti buxhetor është më i ulët se shpenzimet kapitale.

Synimet kryesore të propozim buxhetit janë vazhdimi i kujdesit për mbrojtjen e shëndetit publik të popullsisë, rimëkëmbjen ekonomike, funksionimin pa probleme të funksioneve bazë të shtetit, përshpejtimin e rritjes, rritjen e investimeve në konsolidimin fiskal dhe mbështetjen e proceseve të reformës në gjyqësor dhe proceset e integrimit evropian.

Related posts

Mariçiq: Mund të sillet ndryshimi që procesi gjyqësor të mos fillojë prej fillimit pas largimit të disa gjykatësve

D V

OBSH i ndau pajisje TI Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të përforcimit të menaxhimit me vaksinat

Z H

Reagon BESA Trans: Videot që po shpërndahen nuk janë nga udhëtarët tanë e as autobusët nuk janë tanët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More