Agjencia Zhurnal.mk.

Pronari i një kafeneje në Liban po konsiderohet si hero, pasi grabiti bankën për të marrë paratë e tij

Një libanez që grabiti një bankë për të “marrë paratë e tij” është konsideruar si hero në Liban, ku qytetarët janë të zemëruar me kontrollet e kapitalit që i pengojnë ata të kenë qasje në kursimet e tyre në mes të një krize financiare.

Sipas mediave të huaja, Abdallah Assaii, një pronar 37-vjeçar i një kafeneje, akuzohet se ka mbajtur peng shtatë punonjës në një bankë në qytetin Jeb Jannine në Luginën Beqaa të Libanit, duke i kërcënuar se do t’u vinte flakën nëse nuk ia japin 50,000 dollarë nga llogaria e tij.

Pas arrestimit, ai filloi një grevë urie në shenjë proteste, sipas familjes së tij.

Vendi prej gjashtë milionë banorësh po përjeton krizën e tij financiare më të keqe ndonjëherë, me një monedhë që ka humbur rreth 90 për qind të vlerës së saj, kursimet e njerëzve janë bllokuar në banka dhe fuqia punëtore e kualifikuar që emigrojnë me shumicë.

Ajo madje është përshkruar nga Banka Botërore si një nga krizat më të rënda që bota ka dëshmuar që nga vitet 1850.

Shumë libanezë ishin gati të justifikonin veprimet ekstreme të Assaii-t, me anëtarët e komunitetit të tij duke thënë se atij i duheshin paratë e tij për të paguar shpenzimet e kafenesë së tij.

Sipas familjes së tij, kafeneja e tij u grabit deri në 15,000 dollarë vetëm disa javë para incidentit, dhe ai gjithashtu kishte borxh rreth 8,700 dollarë për blerjet e një tezge me fruta dhe perime që ai drejtonte.

Por banka kishte refuzuar kërkesat e tij të përsëritura, pretendoi avokati i tij.

“Abdallah arriti të bënte atë që askush nuk mund ta bënte në të gjithë Libanin”, tha një punonjës i OJQ-së në vendlindjen e Assaii për gazetën National. “Ai nuk i ka vjedhur paratë. Ishin të tijat”.

Related posts

Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Xh M

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen 4 persona

Xh M

OKB: Situata në Haiti është katastrofike, po vijon të përkeqësohet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky