Agjencia Zhurnal.mk.

Pronarët e Liverpoolit shesin një pakicë të aksioneve të klubit

Pronarët e Liverpoolit, kompania Fenway Sports Group kanë shitur një pakicë të aksioneve në klub.

Pronarët me bazë në Boston të skuadrës së Ligës Premier kanë dashur prej kohësh të sjellin investime të jashtme.

Sipas mediumit Daily Mail, FSG tani ka përfunduar një marrëveshje për të shitur një pakicë të aksioneve në klub tek investitorët amerikanë Dynasty Equity.

Aksionet që Dynasty Equity po merr në Liverpooli thuhet se vlejnë rreth 80-160 milionë funte.

FSG janë ende në kontroll të plotë të klubit dhe nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga pushteti pasi aksionet janë minorancë.

Megjithatë, investimi nuk është një përfitim i madh as për ekipin. Klubi nuk do të jetë në gjendje të rrisë shpenzimet e tij për transferime si rezultat i marrëveshjes. 

Related posts

Xavi përgjigjet rreth komentit racist ndaj Lamine Yamal

D V

Afrim GashiLegjenda e Liverpoolit thuajse u shkatërrua nga kokaina, historia e trishtë e Danny MurphyAfrim Gashi

D V

Xavi i gatshëm të qëndrojë te Barcelona, por klubi duhet të pajtohet me dy kërkesat e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy