Agjencia Zhurnal.mk.

Promovimi i  vlerave të përbashkëta të gjithë njerëzimit , prirje themelore e stome dhe e ardhëshme

50 vjetori i i rikthimit të Kinë në OKB është shenuar  në Pekin si një ngjarje e rëndësishme  dhe me dimension historik. Krahas veprimtarive të tjera të henen u organizua mbledhja përkujtimore për këtë ngjarje. Në fjalën e tij në këtë mbledhje, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se, nga pikënisja e re historike, Kina do të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të jetë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore; do të ndjekë rrugën e reformës e hapjes dhe do të jetë gjithmonë një kontribuuese për zhvillimin global, si edhe do të ndjekë multilateralizmin dhe do të jetë gjithmonë mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.

 

Aktualisht, ndryshimet e mëdha në botë, të papara përgjatë një shekulli, po përshpejtohen dhe forcat për zhvillim dhe përparim paqësor vazhdojnë të rriten. Xi Jinping-u theksoi se duhet të ndjekim prirjen e përgjithshme të historisë, të këmbëngulim në bashkëpunim e të përmbahemi nga konfrontimi, të këmbëngulim në hapje e të përmbahemi nga mbyllja, të këmbëngulim në leverdinë reciproke dhe të përmbahemi nga loja ku fituesi i merr të gjitha, të kundërshtojmë me vendosmëri të gjitha format e hegjemonisë e politikës së forcës dhe të gjitha format e unilateralizmit e proteksionizmit. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e tjera për të mbështetur konceptin e konsultimeve të gjera, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të ndërsjella, të nxitë vlerat e përbashkëta të gjithë njerëzimit dhe të praktikojë multilateralizmin e vërtetë, duke qëndruar në anën e duhur të historisë dhe të zhvillimit të njerëzimit. Kina do të përpiqet për realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm e paqësor të botës dhe për promovimin e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Xi vuri në dukje se nxitja e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të
njerëzimit nuk synon që të zëvendësohet një sistem me një tjetër a një qytetërim me një tjetër, por që vendet me sisteme të ndryshme shoqërore, me ideologji të ndryshme, me kultura të ndryshme historike dhe me nivele të ndryshme zhvillimi të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në çështjet ndërkombëtare dhe të përfitojnë së bashku nga ndërtimi i një bote më të mirë.

“Duhet të ruajmë me vendosmëri autoritetin e statusin e OKB-së dhe të praktikojmë së bashku multilateralizmin e vërtetë,” u shpreh Xi Jinping-u. Sipas tij, të gjitha vendet e botës duhet ta respektojnë OKB-në, duhet ta mbrojnë këtë familje të madhe dhe të mos e përdorin kurrë nëse janë dakord, ose ta braktisin nëse nuk janë dakord. OKB-ja do të luajë një rol më aktiv për promovimin e paqes dhe zhvillimit të njerëzimit.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se Kina ka dhënë kontribut të rëndësishëm në OKB që kur u rivendosën të gjitha të drejtat e ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në OKB 50 vjet më parë. Kina është një partnere e besueshme e OKB-së dhe një shtyllë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai falënderoi Kinën për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2030, zhdukjen e varfërisë dhe zhvillimin e gjelbër e me lëshim të ulët karboni. Guterres theksoi se OKB-ja do të vazhdojë të jetë një partnere e fortë e Kinës për të ndërtuar bashkërisht një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme.

Më 25 tetor 1971, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën 2758, që rivendoste të gjitha të drejtat e ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në OKB dhe njihte përfaqësuesit e qeverisë së Republikës Popullore të Kinës si përfaqësuesit e vetëm të ligjshëm të Kinës në OKB. 

Në mbledhje morën pjesë mbi 200 zyrtarë nga departamentet përkatëse të qeverisë kineze dhe përfaqësues diplomatikë të vendeve të ndryshme dhe të organizatave ndërkombëtare në Pekin, duke përfshirë edhe ambasadorin shqiptar Selim Belortaja.

Related posts

BE po përgatitet për një valë të re të madhe të emigrantëve

D V

Sulmi me raketë në aeroportin e Kabulit nuk i ndal përpjekjet e SHBA-së për evakuim

N E

Britania e Madhe me rekord infektimesh në 24 orët e fundit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More