Agjencia Zhurnal.mk.

Promovimi i publikimit “Propozimi francez”: Gjuha e urrejtjes, dezinformatat, manipulimet mediatike”

Shkup, 30 shtator – Instituti për Media dhe Analitikë IMA sot do të promovojë botimin “Propozimi francez”: Gjuha e urrejtjes, dezinformatat, manipulimet mediatike (analiza mediatike).

 

Në të ka analiza që identifikojnë karakteristikat dhe elementet e gjuhës së urrejtjes, dezinformimave dhe manipulimeve mediatike që mbizotëruan në diskursin publik gjatë debatit për “propozimin francez” dhe si ato pasqyrohen në mjedisin aktual të komunikimit në vend në kontekst të kornizës së propozuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe diskutim, në të cilin do të flasin autorët e analizave dhe teksteve që janë pjesë e publikimit: Katerina Kolozova, Zoran Bojarovski, Sefer Tahiri, Zharko Trajanoski dhe Petrit Saraçini, i cili është edhe moderator i ngjarjes.

Pas prezantimeve të autorëve, është paraparë diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.

Related posts

Komiteti i Helsinkit: Qeveria dhe KSHZ kanë bërë diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara

Z.H

Sanksionohen 224 shoferë në Shkup, 63 për tejkalim të shpejtësisë

Xh M

Tupançevski: Slovenia do na ndihmojë në rrugën europiane

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More