Agjencia Zhurnal.mk.

Promovim i ueb faqes së Sistemit për paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur

Shkup, 18 dhjetor – Në organizim të Organizatës civile gazetarët për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me organizatën partnere EKPAT-Austria, sot do të mbahet konferenca finale e projektit “Pilot-projekti për Sistemin e paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur” që do të promovohen në ueb-faqen e të zhdukurve Sistemi i paralajmërimit të hershëm të fëmijëve – najdime.org.mk. Ueb-faqja do të jetë në tre gjuhë – maqedonisht, shqip dhe rome, ndërsa do të funksionojë me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

“Sistemi i paralajmërimit të hershëm do të ndajë informacionin për të zhdukurit pas konfirmimit paraprak të kallëzimit në MPB pas së cilës do të shpërndahet përmes kanaleve të komunikimit të partnerëve, bizneseve me të cilat është arritur bashkëpunimi: me bankomatet bankare, ekrane digjitale në transportin publik, kanalet e komunikimit të grupit për transport taksi, shërbime hoteliere”…, theksojnë gazetarët për të drejtat e njeriut.

Siç njoftojnë organizatorët, në këtë manifestim do të flasin Jeton Shaqiri ministër i Arsimit dhe Shkencës, Toni Angelovski asistent i Ministrisë së Punëve të Brendshme për marrëdhënie me publikun, Jasna Stojkoska ndihmëse e atasheut policor në ambasadën austriake në Shkup, Halard Fuger atashe e Ministrisë Federale të Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së konsumatorit të Austrisë.

Në konferencë do të diskutohet gjithashtu mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit të mëparshëm të aktorëve të ndryshëm (sektori publik dhe privat, organizatat e shoqërisë civile, media) në kuadër të “pilot projektit për sistem të paralajmërimit të hershëm të fëmijëve të zhdukur” me qëllim të funksionimit të papenguar dhe institucionalizimin e sistemit për alarmim.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy