Agjencia Zhurnal.mk.

Promovim i turizmit avanturesk në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 27 tetor – Nga sot deri më 29 tetor në Ohër, Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) dhe projekti rajonal i USAID-it për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve, së bashku do të organizojnë tubimin treditor rajonal për zhvillimin e turizmit avanturesk në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencë do të marrin pjesë operatorë turistikë që punojnë me ofrues të shërbimeve turistike avantureske dhe udhëtimeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Ngjarja paraqet një mundësi unike për pjesëmarrësit që të shkëmbejnë përvoja, ide, produkte dhe ekspertizë në lidhje me turizmin avanturesk. Takimi është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të projektit për mbështetjen e diversifikimit ekonomik në zonat rurale (SEDRA II) të GIZ-it dhe projektit rajonal të USAID-it për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve.

Sipas agjendës së konferencës, fjalim do të mbajnë ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-së, shkëlqesia e tij Erik Majer, Florian Treger-Stajntjes, shef i Sektorit të kulturës dhe medias në Ambasadën e Gjermanisë, Martin Hibsh, Menaxher i Programit të GIZ-it dhe Jasminka Varnalieva, udhëheqëse e projektit të USAID-it për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve (EDGE).

Related posts

Spasovski: Po vijon hetimi në NQP, mbi 120 autobusë janë kontrolluar dhe lëshuar në funksion

Z.H

Debat: Aktivitetet ilegale janë kërcënim për sektorin pyjor, ky është një problem i gjithë shoqërisë

Z.H

Escobar: Ballkanasit po ikin nga vendet e tyre për shkak të korrupsionit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More