Shkup, 29 mars – Nën moton “Shans për të gjithë”, sot do të mbahet promovimi zyrtar i Planit operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëruan se në promovim do të flasin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në RMV dhe Bekim Murati, drejtor i Agjencisë për Punësim.
Në promovim do të zhvillohen edhe mini-panel diskutime me përfituesit e suksesshëm të masave nga Plani Operativ i vitit të kaluar. Gjithashtu do të transmetohen video nga “Programi për vetëpunësim”, “Programi i ekonomisë së kujdesit, “Programi për punë praktike” Programi për punë në komunitet dhe “Programi për masa të biznesit”.