Agjencia Zhurnal.mk.

Promovim i pajisjeve të reja për kontrolle të përbashkëta në Qafë Thanë

Shkup, 15 korrik – Projekti i USAID-it për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të sipërmarrjeve – EDGE sot do të mbajë ngjarje “Rritje e efikasitetit të kontrolleve të përbashkëta kufitare në vendkalimin kufitar Qafë Thanë”.

 

Në ngjarjen në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, siç njoftuan organizatorët, do të promovohen pajisje dhe mjete të reja të cilat do t’i shfrytëzojnë nëpunësit doganorë të të dyja vendeve.

Janë paraparë fjalime të ambasadores amerikane në vend Kejt Meri Bërnz, ambasadores së SHBA-së Juri Kim, zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Doganore të Maqedonisë së Veriut, Muharem Asani, drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për Dogana të Shqipërisë, Genti Gazheli dhe përfaqësues të sektorit privat.

Janë paraparë fjalime edhe të Olivera Mioskës, udhëheqëse e Departamentit për TIR dhe transport të mallrave, AMERIT, si dhe i Trifon Murataj, drejtor ekzekutiv ZICO Lrd, Shqipëri.

Related posts

BERZH do ta përkrahë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në realizimin e projekteve prioritare

N E

Kuvendi e miratoi ligjin për nënshtetësi

Z H

Miteva pyet Shilegovin: Ku shkuan 12.5 milionë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More