Agjencia Zhurnal.mk.

Prokurorja ukrainase akuzon trupat ruse për përdorimin e përdhunimit si taktikë lufte

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për përdorimin e përdhunimit si një taktikë lufte dhe e përshkroi Putinin si “kriminelin kryesor të luftës të shekullit të 21-të”.

Duke vizituar qytetin e shkatërruar të Irpin pranë Kievit, Iryna Venediktova, tha se Ukraina po mblidhte informacion mbi akuzat për përdhunim, torturë dhe krime të tjera të dyshuara lufte nga trupat e Moskës, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

E pyetur nëse përdhunimi ishte një strategji e qëllimshme ruse në luftë, ajo tha në një konferencë shtypi se ishte “e sigurt” se ishte një “strategji” që synonte të trembte civilët ukrainas dhe të detyronte vendin të kapitullonte.

Ajo nuk dha detaje specifike për akuzat për përdhunim.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët dhe ka hedhur poshtë akuzat se forcat e saj kanë kryer krime lufte.

Related posts

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Xh M

160 balena bllokohen në breg të detit, organizohet operacion masiv për shpëtimin e tyre

Xh M

“Rrinë kafeneve”, Zelensky i do në front, Polonia: Do t’i kthejmë burrat ukrainas në moshë lufte

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky