Agjencia Zhurnal.mk.

Prokuroria kundër ri dorëzimit të dëshmive për rastin “Tortura”

Shkup, 8 korrik – Prokuroria Publike konsideron se të gjitha faktet e rëndësishme me gjendjen e vërtetuar faktike janë tërësisht të qarta dhe koncize, e përshkak kësaj, nuk propozohet që përsëri të publikohen dëshmitë.

 

Kështu deklaroi prokurori Ljubomir Llape në procedurën e përsëritur të gjykimit për lëndën “Tortura”

Rasti për arrestimin e Ljube Boshkovskit është kthyer në fazë të përmbushjes së procedurës së dëshmive, pasi gjykatësja Aleksandra Ristovska e cial e udhëheqë lëndën nga 17 qershori, nuk e ka publikuar aktvendimin e paralajmëruar për këtë rast me arsyetim se gjykatës nuk i ka qenë e qartë cilat veprime i kanë ndërmarë të akuzuarit dhe caktoi seancë të re.

Prokurori Llape në seancën e sotme tha se rrethanat të cilat jgykata konsideron se duhet të sqarohen, për atë se cili i akuzuar çfarë veprimi ka kryer, tanimë janë të qarta dhe të konfirmuara.

“Konsideroj se të akuzuarit individualisht kanë përdorur dhunë fizike dhe e kanë shtrirë para kamerave qëllimisht, duke e ditur se po inçizohet dhe me këtë e kanë kryer veprën. Vepra është kryer gjithsesi. Çështja është vetëm se çfarë dënimi do u shqiptohet. Me këtë i jepet përgjigje edhe rrethanave për llojin e forcës së përdorur dhe kërcënimeve”, thotë Llape.//Zhurnal.mk

Related posts

OSBE-ja dhe Agjencia për Rini dhe Sport nisin fushatë ndërgjegjësuese kundër mostolerancës dhe urrejtjes

D V

7 afganë nisen për në Portugali, në Maqedoni kanë ngelur edhe 400 të tjerë

Z H

Ahmeti nesër mbledh Këshillin e përgjithshëm të BDI-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More