Agjencia Zhurnal.mk.

Prokuroria i kontrollon akuzat e VMRO-DPMNE-së për kërcënimet e policisë në ditën e zgjedhjeve

Shkup, 25 tetor – Komisioni për Ndjekjen e Parregullsive Zgjedhore vepron për të gjitha ankesat e pranuara, denoncimeve si dhe njohurive për veprat eventuale të bëra në lidhje me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket informacioneve të deklaruara nga VMRO-DPMNE se policë, shefa dhe funksionarë në Prilep janë organizuar që të frikësojnë kundërshtarët politikë në ditën e zgjedhjeve, nga Prokuroria thonë se po kontrollohen akuzat.

“Në prokurorinë themelore publike kompetente janë dorëzuar akuzat me udhëzime që të njëjtat të kontrollohen dhe nëse konfirmohen elementet e veprave të bëra penale, të veprohet sipas kompetencave ligjore”, thonë nga Prokuroria dhe e përkujtojnë publikun se në funksion është adresa elektronike izbori@jorm.mk në të cilën mund të denoncojnë dyshime për vepër të kryer penale në lidhje me zgjedhjet dhe votimin.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot në mënyrë kategorike i hodhën poshtë, siç thonë në kumtesë, të pavërtetat të cilat tashmë dy ditë i përhap partia VMRO-DPMNE për kinse “ndjekje, maltretim dhe pengim selektiv të koordinuar të lirisë së njerëzve”.

“Në ditën e zgjedhjeve, 17 tetor, në Prilep nuk ka dërguar veturë në kontroll teknik, e as, është shqiptuar sanksion për kundërvajtje në komunikacion, që flet se veprimet e theksuara, në fakt, nuk kanë ndodhur. MPB filloi hetim të brendshëm për vërtetimin e fakteve, duke pasur parasysh se grupe të viberit ose prezantime grafike nga grupe të viberit mund të krijohen dhe përgatiten në çdo kohë dhe nga secili, dhe duke i pasur parasysh se në MPB nuk ka mbërritur asnjë denoncim nga qytetar për veprime në Prilep në ditën e zgjedhjeve siç ishin prezantuar në konferencë për media. MPB është garanci për të gjitha zgjedhjet e lira që nga viti 2017 deri më sot dhe kjo do të vazhdojë të jetë edhe më tutje”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy