Agjencia Zhurnal.mk.

Prokuroria hapë aktakuzë për blerjen e 202 autobusëve dy katësh

Shkup, 14 korrik – Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas kryerjes së hetimit, ngriti padi kundër katër personave në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

 

Siç kumtoi Prokuroria Publike, gjatë procedurës së furnizimit publik, të pandehurit përdorën pozicionin dhe autoritetin e tyre zyrtar si bashkëkryerës dhe në kundërshtim me Ligjin e furnizimit publik, morën përfitime për operatorin ekonomik nga Republika e Kinës. Të pandehurit në mënyrë të paligjshme e favorizuan atë dhe nënshkruan kontratë me të për blerjen e 202 autobusëve dykatësh. Me veprimet e kryera, ata i kanë shkaktuar dëme Buxhetit në vlerë prej 293.773.226,00 denarë ose 4.772.920 euro.

Pas tre procedurave të pasuksesshme për furnizimin e autobusëve dykatësh, të cilat u kryen gjatë vitit 2008 dhe 2009, derisa në shkurt të vitit 2010 u zhvillua procedurë e re e furnizimit publik.

“Gjatë hapjes dhe shqyrtimit të ofertave të paraqitura pas shpalljes publike për furnizimin e 200 autobusëve të tipit të mbyllur dhe dy autobusëve të tipit të hapur, të pandehurit S.F.P. (47) si kryetar dhe I.J. (36) dhe J.J.A. (62) si anëtarë të Komisionit për zbatimin e furnizimit publik të autobusëve dykatëshe për NPQ të Qytetit të Shkupit, në marrëveshje me të pandehurin e parë M.J. (43), veproi në kundërshtim me Ligjin për furnizmin publik dhe ka favorizuar një operator ekonomik, i cili deri në ditën e shpalljes së ofertës nuk kishte paraqitur garanci bankare të ofertës dhe çertifikatën e cilësisë ISO 9001: 2000, siç përshkruhet në dokumentacionin e tenderit”, thuhet në kumtesë.

Në vend që të refuzonte ofertën si jo të plotë, Komisioni vazhdoi procedurën dhe vlerësoi dy ofertat e paraqitura. Megjithëse oferta e operatorit ekonomik nga Republika e Bullgarisë ishte më e ulët për 4.772.920 euro, Komisioni zgjodhi operatorin ekonomik nga Kina dhe i propozoi të pandehurit të parë që të përfundonte një marrëveshje me të.

I pandehuri i parë, siç thuhet në kumtesë, edhe pse e dinte për mangësitë e ofertës së zgjedhur, në vend që të anulonte procedurën e furnizimit publik për shkak të lëshimeve të konsiderueshme, ai mori vendim për zgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe lidhi kontratë për shitje autobusë në vlerë prej 35.425.410 euro.

Me veprimet e përshkruara në aktakuzë, të pandehurit kryen vepren penale e abuzimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar të parashikuar dhe të dënueshëm sipas nenit 353, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

Related posts

Taksë për ruajtjen e bletëve në Maqedoni

D V

Shekerinska do të takohet me homologun e saj kosovar Mehaj

Redaksia

Janë shpallur rezultatet nga konkursi për bursa studentore për vitin 2021/2022

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More