Shkup, 13 maj – Prokuroria e lartë konsideorn se garanca e Muhamed Zekirit prej 280 mijë eurove, nuk mjaftojnë që të garantojë se nuk do të ikë dhe nuk do të ndikojë te dëshmitarët. Këtë për “A1on” e konfirmuan nga Prokuroria e lartë. Pas dy ditëve duke e menduar këtë çështje, Prokuroria e ka marë këtë vendim dhe e kanë dorëzuar në Gjykatën Penale, informon Zhurnal.
“Mendimi i dhënë është negativ”, thonë nga Prokuroria e lartë.
Paraburgimi i Zekirit është vazhduar nga këshilli penal, i cili konsideron se vetëm kjo masë do të jep efikasitet që ai të mos ikë dhe të mos ndikojë te dëshmitarët.
Avokati Aleksandar Trajkovski i cili e përfaqëson Zekirin, pati deklaruar se garanca e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë është në patundshmëri.
Ndryshe Zekiri dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa në ditën kur iu shqiptua paraburgimi, ai pati dhënë dorëheqje nga pozita në Qeveri./Zhurnal.mk