Agjencia Zhurnal.mk.

Prokuroria: As nuk mund të ndikojmë as nuk kemi ndikuar në vendimin për lëndën “TNT”

Shkup, 28 tetor – Prokuroria publike në tërësi i demanton thëniet e paraqitura në disa mediume të cilat i referohen procedurës në lëndën në opinion e njohur si “TNT” dhe vlerëson se janë vetëm të kahëzuara për të bërë presion për zvarritje të sërishme të paarsyeshme të procedurës.

 

“Prokurori publik i cili vepron në lëndë as nuk ka ndikuar, as që ka mundur të ndikojë rreth vendimit të gjykatës në pikëpamje të rrjedhës së procedurës apo sanksionit penal në lëndë. Gjykata është plotësisht e pavarur gjatë vendim-marrjes, ndërkaq në pajtim me Ligjin për procedurë penale kryetari i këshillit është vetëm kompetent të pranojë apo refuzojë dëshmi të propozuara”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Nga PTHP, gjithashtu, theksojnë se opinioni duhet të ketë parasysh, se në rastin konkret bëhet fjalë për lëndë për të cilën vetëm procedura gjyqësore zgjatë më shumë se tre vite dhe se debati kryesor për lëndën ka filluar prej 24.01.2018 dhe deri më tani dy herë ka filluar nga fillimi për shkak të ndryshimit të anëtarit të jurisë si pjesë e këshillit gjyqësor.

Nga PTHP theksojnë edhe se të gjitha kushtet e kërkuara nga palët në procedurë, deri në këtë moment janë të kënaqur nga ana e Gjykatës, duke përfshirë edhe përkthim të tërë materialit dëshmues dhe të gjithë procesverbaleve në gjuhën shqipe, mu me kërkesë të avokatit Merxhan Dauti, i cili përfaqëson palën e cila fare nuk flet në gjuhën shqipe, siç është deklaruar edhe vetë.

Related posts

Për hyrje nga Maqedonia në Greqi duhet të keni test PCR

R Zh

17 viktima dhe 101 raste të reja me Covid

Z H

Vijon votimi në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More