Agjencia Zhurnal.mk.

Prokurori shtetëror Joveski për vizitë në Gjykatën e Kasacionit në Turqi

Shkup, 1 shtator – Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski në ditët në vijim do të marrë pjesë në hapjen e vitit gjyqësor në Republikën e Turqisë. Festimi tradicional në të cilin me ftesë të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Mehmet Akarça merr pjesë delegacioni nga Prokuroria e Maqedonisë, i cili mbahet më shumë se 150 vjet në Turqi. Këtë vit është në shenjë të hapjes së hapësirave të reja të gjykatës më të lartë në Turqi, të cilat janë me sipërfaqe të përgjtihshme prej 422.000 metra katror.

 

Në hapjen e vitit gjyqësor dhe objektit të ri të Gjykatës së Kasacionit sot do të mbajë fjalim presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Në suaza të ngjarjes ndërkombëtare, nesër do të mbahet edhe Simpozium ndërkombëtar për efikasitetin e Gjykatave të larta të Apelit. Në simpozium do të ndahen njohuri dhe përvoja unike nga shtetet në Evropë. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut para të pranishmëve do të kthehet në rolin e prokurorit publik në procedurën e apelimit.

Gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, prokurori pubik shtetëror do të realizojë takime blaterale me kryetarin në gjykatën më të lartë në Turqi, Mehmed Akarça dhe me prokurorin e përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Bekir Shahin.

Related posts

Në Shkup 152 kundërvajtje rrugore, 63 për vozitje të shpejtë

Redaksia

KSHPK me thirrje për nxënësit për zgjidhje kreative në temën mbrojtja e treguesve

Z H

VMRO: “LSDM mburret me kopshtet që ka bërë VMRO-DPMNE”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More