Agjencia Zhurnal.mk.

Prokurori publik Joveski në Simpozium ndërkombëtar në Ankara

Shkup, 3 shtator – Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski sot në Ankara foli në Simpoziumin ndërkombëtar për efikasitet të gjykatave të larta të apelit dhe me atë rast theksoi se sistemi juridik dhe ligjvënës i vendit e garanton pavarësinë e gjykatave dhe pavarësinë e prokurorisë publike.

Siç kumtoi Prokuroria publike, në fjalimin e tij Joveski foli për veprimin e prokurorëve publikë në procedurë ankimore dhe sigurim të të drejtave të pjesëmarrësve në procedurë penale. Në këtë kontekst, siç qëndron, është ekspozuar edhe kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë si garancë për të drejtën e të akuzuarit.

Simpoziumi ndërkombëtar mbahet në suaza të shënimit tradicional të fillimit të Vitit gjyqësor në Republikën e Turqisë. Delegacioni I Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë në festimin disaditor tradicional me ftesë të kryetarit të Gjykatës së kasacionit, Mehmed Akarça. Në hapjen e Vitit gjyqësor dhe objektit të ri të Gjykatës së kasacionit dje foli presidenti I Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, prokurori shtetëror publik sot realizoi takime bilaterale me kryetarin e gjykatës më të lartë në Turqi, Mehmed Akarça dhe me Prokurorin e përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Bekir Shahin.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy